• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë ka ndodhur më 25 maj?/ Roma pushton për herë të parë Ilirinë
Home
Dossier

Çfarë ka ndodhur më 25 maj?/ Roma pushton për herë të parë Ilirinë

25 May, 2018 Redaktor2 Dossier

229 pes – Romakët pushtojnë për here të parë Ilirinë, kur dy konsuj, Fulvus dhe Postimius, me ushtritë e tyre (njëri nga deti e tjetri nga toka) u dërguan për të ndëshkuar mbretëreshën Teuta.

Ajo kishte vrarë ambasadorin romak, pasi ky i ishte përgjigjur pa respekt. Historiani Polybius (203 pes – 120 pes) tregon se, Roma dërgoi në oborrin e mbretëreshës Teuta dy ambasadorë për ta paralajmëruar që ilirët duhej të ndërprisnin piraterinë ndaj anijeve dhe brigjeve italiane.

Teuta iu përgjigj se ilirët ishin njerëz të lirë dhe nuk kishin nevojë për urdhërat e saj se si të silleshin. Një nga ambasadorët, ai më i riu në moshë, ia ktheu: ‘Mbretëreshë Teuta, romakët kanë një traditë të shkëlqyer se është shteti që merret me dënimin e atyre që kryejnë gabime, dhe me ndihmën e atyre që vuajnë gabime. Me ndihmë të Zotit, ne do të bëjmë sa më shpejt ç’është e mundur që mbretëresha ilire të ndryshojë mënyrën se si qeveris nënshtetasit e saj’.

Ishin këto fjalë, në oborrin e saj, nga një i huaj, që e zemëruan Teutën, e cila dërgoi njerëz dhe e vranë, ndërsa ambasadori po i hipte anijes për t’u kthyer në vendin e tij. Kur lajmi mbërriti në Romë, romakët u zemëruan së tepërmi dhe autoritetet menjëherë filluan mbledhjen e legjioneve, përgatitën flotën, dhe u nisën për herë të parë drejt brigjeve të Ilirisë dhe asaj pjese të Evropës.

1720 – Anija “Le Grand St Antoine” arrin në Marsejë nga Lindja e Mesme – udhëtarë dhe personeli i anijes ishin prekur nga murtaja, duke sjellë në Evropë sëmundjen e cila do të shkaktonte rreth 100.000 të vdekur në Marsejë dhe në krahinat pranë. Vetëm në Marsjejë vdiq më shumë se gjysma e popullsisë – nga 90 mijë banorë para murtajës, në 40 mijë. Për të penguar përhapjen e sëmundjes, Parlamenti miratoi vendimin për dënim me vdekje të çdo personi që kapej duke komunikuar mes Marsejës dhe pjesës tjetër të Provences. Për të zbatuar këtë ndarje, u ngrit një mur (Mur de la peste), i cili rrethoi Marsejën. Muri prej gurësh ishte 2 m i lartë dhe 70 cm i gjerë, me post-roje të vendosur prapa murit. Mbetjet e murit mund të shihen edhe sot në pjesë të ndryshme të Plateau de Vaucluse.

1787 – Kuvendi Kushtetues u mblodh në Filadelfia nën udhëheqjen e George Washingtonit, për të krijuar një mënyrë të re qeverisëse, bashkim, bazuar në federalizëm.

1846 – Në Frashër të Përmetit lindi Naim Frashëri poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës, pasurues i gjuhës shqipe, poet romantik, i këndoi dashurisë, natyrës, mallit më mirë se gjithkush tjetër – zëri më i ëmbël i mirëkuptimit mes bashkë-atdhetarëve të përçarë. Më 1900, vdiq në Stamboll, 54 vjeç.

1946 – Jordania fiton pavarësinë nga Britania (Dita Kombëtare e Jordanisë)

1961 – Presidenti Xhon Kenedi përcakton qëllimin për dërgimin e një njeriu në Hënë para përfundimit të dekadës. “Këto janë kohë të jashtëzakonshme. Forca dhe bindjet tona kanë imponuar mbi këtë komb rolin e udhëheqësit për kauzën e lirisë. Nuk ka në histori sfidë më të vështirë apo më të rëndësishme…”

Dhe qëllimi i përcaktuar nga Kenedi u arrit para fundit të dekadës; Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me anijen Apollo 11 në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem.

Bota i nderoi këta astronautë si heronj. Neil Armstrong dhe Edvin ‘Buzz’ Aldrin ishin të parët që zbritën në Hënë. Po ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë e njohur me akronimin NASA, ndërmori edhe 6 misione të tjera në Hënë me anije Apollo. Në dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” . Kështu, eksplorimet në Hënë që kishin filluar me anijen Apollo 11 më 1969, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972. Ulja e anijes Apollo 11 në Hënë përkoi, rastësisht ose jo, me 66 vjetorin e fluturimit të parë me aeroplan të Vëllezërve Wright.

1989 – Mikhail Gorbachev zgjidhet President Ekzekutiv i Bashkimin Sovjetik, duke shërbyer nga viti 1990-1991. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik që solli fundin e luftës së ftohtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Finalja e Kupës me Laçin/ Skënderbeu merr lajme të mira për Ali Soue
Previous article Ish yllin i Real Madridit i bashkohet Ancelottit në Napoli

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT