• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë i ndodhi realisht Shkëlzen Berishës dje në aeroportin e Gjenevës? Vetëm test anti-COVID apo diçka tjetër?
Home
Aktualitet
Kronikë

Çfarë i ndodhi realisht Shkëlzen Berishës dje në aeroportin e Gjenevës? Vetëm test anti-COVID apo diçka tjetër?

24 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Nga Adriatik Doçi

Mbetet ende mister arsyeja e ndalimit të Shkëlzen Berishës diten e djeshme në aeroportin e Gjenevës. mësohet se Shkëlzen Berisha ishte nisur dje nga Tirana për në Gjenevë në orën 15:55, me kompaninë e fluturimeve “Easyjet”. Sapo ka mbërritur në aeroportin e Gjenevës, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, është kontrolluar për 15 minuta nga autoritet dhe më pas është shoqëruar në një zyrë. Disa bashkëudhëtarë e kanë parë dhe dërguan foton e bërë te Shqiptarja.com që e publikoi mbrëmë.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar Shkëlzen Berisha, siç tha vetë më shumë për të qetësuar miqtë e tij, duke pohuar se nuk ishte i ndaluar por ishte thjeshtë në tranzit, kur i ishte dashur të bënte një test COVID-i që ka dalë dhe negativ. Por është pikërisht ky version i Shkëlzen Berishës që shton dyshimet.

E para: Kur je tranzit në një aeroport nuk ka asnjë kontroll policor as për pasaportë, as për test anti COVID. E dyta: kur fluturon për një destinacion që është i detyrueshëm testi AntiCovid dokumenti kontrollohet që nga nisja, pra në Rinas dhe asnjëherë gjatë tranzitit. Ndalimi në një aeroport tranzit mund të bëhet në situata të tjera, si në rastet e shkeljes së rregullave ose kur në fakt nuk je tranzit, por destinacioni i fundit ishte Gjenevë. Përse, nëse do të ishte hipoteza e dytë, Shkëlzen Berisha nuk e pranon?

Nuk ka asnjë logjikë që Zvicra të kontrollojë dhe të detyrojë pasagjerët për të bërë test anti-Covid, të cilët thjeshtë sa ndërrojnë avionin për të shkuar në destinacion.

Për të sqaruar opinionin publik, sidomos për të qetësuar miqtë e tij dhe për të shuar dyshimet, Shkëlzen Berisha mund të publikonte rezultatet e testit dhe mund të tregojë se cili ishte destinacioni final dhe i vërtetë.

Shkëlzen Berisha është pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me familjarët e tij. Ai mund të lëvizë lirisht nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që Zvicra nuk është pjesë e BE./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA BASHA-BERISHA/ PD pa drejtues politik në disa qarqe. Lista me emrat që duhet të zëvendësojë kryedemokrati
Previous article JENI KURIOZË TA DINI? Ja çfarë mbajnë gjithmonë ekspertët e seksit në dhomën e gjumit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT