• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇFARË FAKTESH KONKRETE KENI?” Zbardhen diskutimet e deputetëve të PS-PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun
Home
Politikë

“ÇFARË FAKTESH KONKRETE KENI?” Zbardhen diskutimet e deputetëve të PS-PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun

23 February, 2026 s.autor Politikë

Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.

Gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar pesë pyetjet që deputetët e PS-së I kanë bërë SPAK dhe që kanë të bëjnë me lidhjen që ekziston mes kërkesës së SPAK dhe vendimit të Kushtetueses si dhe faktet konkrete që Prokuroria ka për kërcënimin e dëshmitarëve.

Nga ana tjetër demokratët kanë zbuluar disa nga përgjigjet që SPAK u ka dhënë atyre në përgjigje të pyetjeve për pozitën e zv.kryeministres Balluku.

Pyetjet e PS për Prokurorët

A jeni ndikuar në kërkesën tuaj nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pezullimit? Ndërkohë që presim rikthimin e pezullimit në fuqi, a nuk është kjo e mjaftueshme?

Cilat janë rrethanat konkrete të reja që, sipas organit procedues, kanë lindur pas caktimit të masës së sigurimit ekzistuese dhe kanë ndikuar në rëndimin e pozitës proceduriale dhe kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit?

Në çfarë date dhe në cilin moment procedural këto rrethana janë konstatuar nga Prokuroria?

A mund të saktësohet nëse këto rrethana kanë lindur realisht pas caktimit të masës, apo kanë ekzistuar më parë?

Cilat janë faktet konkrete që, sipas Prokurorisë, provojnë përpjekje reale për ndikim mbi dëshmitarët, përtej vlerësimeve të përgjithshme që lidhen me funksionin e ushtruar nga e dyshuara, nëse po, cilat janë provat konkrete?

Përgjigjja e Prokurorëve për pyetjet e PD

Prokuroria konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. Gjendja e saj procedurale është rënduar. Ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera.
Gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
Po ashtu, prokuroria informojë se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.
Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Vuante nga një problem me zemrën. Foshnja ndërron jetë gjatë fluturimit për në Paris
Previous article DEBATET ME DYER TË MBYLLURA NË KËSHILLIN E MANDATEVE/ SPAK: Prova se u kërcënuan dëshmitarët

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT