• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇFARË ËSHTË 5 QERSHORI”/ Rama: Janë mësuar të flasin kështu, t’i nxijnë faqen Shqipërisë dhe…
Home
Politikë

“ÇFARË ËSHTË 5 QERSHORI”/ Rama: Janë mësuar të flasin kështu, t’i nxijnë faqen Shqipërisë dhe…

2 February, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, komentoi sot deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE. Rama foli edhe për marrëveshjen e 5 qershorit

Rama shtoi se nuk mund të citohet çdo lloj koordinatori i PE-së, që ndoshta nuk e njeh as vendi i vet dhe që keqpërdoret nga Tirana.

“Për cilin qershor bëhet fjalë, se unë njoh 1 qershorin. Çfarë është 5 qershori? Për çfarë flitet? Ç’punë ka një koordinator i PE-së me këtë datë? Për çfarë jemi ne këtu, që mos hapim gojën edhe kur shohim një fakt. Ka njerëz politikanë që në vendet e tyre as i njeh kush dhe vijnë këtu e na japin mend. Ky është një karagjozllëk i madh, që e bëjnë për pushtet, për të marrë karrige dhe të bëhet Shqipëria copë-copë, me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të trasha. Merrni një shtet si ne, që dalin njerëz të dorës së dytë dhe të tretë në vendin e tyre, që shumë mirë për punën e tyre, por s’kanë pse merren me ne, duke u keqpërdorur nga këtu”, tha Rama.

Edi Rama vijoi me akuza ndaj opozitës, duke u shprehur se nxjerrë në rrugët e Europës fjalët më të ndyra për Shqipërinë.

“Nuk njoh koordinator të BE-së dhe s’kam pse t’i përgjigjem. Kur të kem kohë, të shoh nëse do mësoj më shumë për personin në fjalë. Opozita tregon përralla nga e kaluara. Ju si gazetarë jeni me Shqipërinë apo me koordinatorë të PE-së që merren me histori që s’kanë lidhje me vaksinën. Keni hall se përgojohet BE-ja. Këto që thuhen janë përgojime të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto unë e di se kush është fajtori, janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë dhe duan të vijnë në qeveri me pseudo-programe, që janë edhe fyerje për inteligjencës”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Rama nënvizoi se politika nuk mund të jetë një cirk, ku nuk mbarojnë karagjozët.

“Nuk kam përgojuar asnjëherë BE-në. I dëgjoni se çfarë thonë në Europë për vaksinën, çfarë thotë presidentja e Bashkimit Europian, po përgojon Europën? Politika nuk mund të jetë një cirk ku nuk mbarojnë karagjozët. Këtu unë po flas për diçka, ku bëhet fjalë për familjarët tanë. S’ka nevojë ta mbrojë BE-në nga unë asnjë koordinator i Bashkimit Europian. E mbroj vetë BE-në më mirë se çdo koordinator, të jetë me kombësi çfarë do. Këta flasin kështu se ushqehen dhe mbështeten nga Tirana, prandaj flasin kështu. Nuk kanë minimumin etik kur flasin, ku është në Babrru apo në Bruksel. Ne po flasim për vaksinën, për shëndetin”, përmbylli Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI I RI I COVID-19/ Mbretëria e Bashkuar nis testimin “derë më derë”
Previous article PROGRAMI I PS/ Rama: Do ndajmë një platformë të vitit 2030! Qytetarët të krahasojnë karakteret e liderëve, për...

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete Politikë

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën Breaking News

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT