• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË DO NDODHË ME SHQIPTARËT? BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi
Home
Sociale

ÇFARË DO NDODHË ME SHQIPTARËT? BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi

25 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Bashkimi Europian do të krijojë një sistem të përbashkët për kthimin e migrantëve pa të drejtë qëndrimi. Me këtë rregullore synohet të lehtësohen vendet si Gjermania.

Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet e veta për kthimin e azilkërkuesve pa të drejtë qendrimi. Tani Komisioni i BE-së në Bruksel ka ndërmarrë një nismë duke paraqitur një projektstrategji të re. Kjo ka të bëjë me faktin, se numri i hyrjeve të parregullta në BE në vitin 2022 është rritur, deklaroi komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johannsson gjatë prezantimit të këtij projekti.

Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë arsye për azil, megjithatë shumë prej tyre paraqesin kërkesë për azil. 920.000 kërkesa për azil janë paraqitur në vitin 2022 sipas Komisionit të BE-së. Kjo është një rritje me gati 50 përqind kundrejt një viti më parë. “Kjo e vë nën presion të jashtëzakonshëm sistemin tonë të azilimit dhe kapacitetet e pranimit”, tha Johansson.

Në vitin 2019, sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, janë kthyer 29 përqind e atyre njerëzve, të cilët duhej të largoheshin nga shtetet e BE-së. Më 2021 kuota ishte 21 përqind. Autoriteti i BE-së në vitin 2018 kishte shpallur si objektiv kthimin e rreth 70 përqind personave pa të drejtë qendrimi.

Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të arrijë që vendet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar. Për këtë komisioni ka krijuar një strukturë të vetën brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex. Kjo strukturë drejtohet nga koordinatorja për kthimin Mari Juritsch, e cila është në detyrë që nga maji 2022.

Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme Johansson (djathtas) dhe e ngarkuara e BE-së Juritsch: Sistemi ynë i azilimit ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm“Kthimet janë përgjegjësi e përbashkët”, tha Juritsch. Kryesisht duhet të bëhen më shumë kthime në vendet e treta, në të cilat nuk ka pengesa të mëdha politike apo probleme me të drejtat themelore.
Projektstrategjia përmban disa propozime. Krahas forcimit të bashkëpunimit, që duhet të përshpejtojë rrjedhën e procedurave, është planifikuar, që migrantët të mbështeten profesionalisht në rrugën e riintegrimit në vendin e origjinës.

Gjithashtu i tërë procesi do të digjitalizohet.

Shumica e kërkesave për azil, sipas Johansson, janë paraqitur në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Austri.

Në raport me numrin e popullsisë Qiproja, Austria dhe Greqia janë të mbingarkuara. Për bashkëpunimin me vendet e terta për kthimin do të diskutojnë të enjten (25.01.2023) edhe ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së gjatë takimit të tyre në Stokholm.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA RUSE/ Media: Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke Leopard
Previous article MOTI I KEQ/ Normalizohet situata në qarkun e Lezhës, bie intensiteti i reshjeve. Vetëm 80 hektarë tokë...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT