Miqësia mes Presidentit Meta dhe aktorit Bes Kallaku vijon të jetë mjaft e fortë.
Këtë herë Presidenti i Republikës e ka ftuat aktorin e njohur në Presidencë për të diskutuar rreth “Javës së Fëmijëve Jetim”.
Edhe në të kaluarën Besi është shquar për kontributin dhe ndihmesën e tij për këto fëmijë dhe mesa duket edhe këtë herë do kontribuojë në buzëqeshjen e tyre.
Ka qenë vetë Presidenti i cili ka publikuar një foto në rrjete sociale ku krahas saj shkruan me mjaft humor: “Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme.
Sot në Presidencë me Bes Kallakun për “Javën e Fëmijëve Jetimë”,-përfundon postimi i Presidentit Meta.



