Dy vëllezërit regjisorë Robert dhe Edmond Budina janë infektuar me Covid-19. Kujtojmë se dy vëllezërit janë gjithashtu ‘qendrestarët’ e Teatrit Kombëtar të cilët vazhduan të protestojnë edhe pas shembjes së godinës së Teatrit.
I pari që reagoi duke i uruar shërim te shpejtë ishte kryeministri Rama, i cili duket se kishte lënë pas çdo perplasje duke bërë një reagim serioz e njerezor.
Por nga ana tjetër, PD e LSI nuk janë mjaftuar duke e trajtuar edhe këtë rast te infektimit si sulm politik. Fillimisht, ishte Petrit Vasili ai që u shpreh se Rama ka bere publik emrat e tyre për tu ndjekur më pas edhe me një deklaratë të Partisë demokratike që nuk kishte thuajse asnjë ndryshim.
Ndërkohë që e verteta është ndryshe, duke qenë se lajmin e parë për dy vellezerit e infektuar e dha media dhe burimet pranë tyre, për tu konfirmuar më pas si zyrtare.
E në vend të një “shërimi të shpejtë” për Robertin e Edmond Budinën, PD dhe LSI zgjodhën serish rrugën e gabuar.
AlpeNews.al



