• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJET E SIGURISË/ Në janar priten bisedime ShBA-Rusi
Home
Nderkombetare

ÇËSHTJET E SIGURISË/ Në janar priten bisedime ShBA-Rusi

27 December, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara rreth kërkesave të Moskës për garanci nga Perëndimi që NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë, pritet të zhvillohen në fillim të janarit.

Negociatat kryesore do të zhvillohen me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri, u shpreh sot gjatë një interviste ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në Rusi, pushimet zgjasin 10 ditë, deri më 9 janar.

Moska ka kërkuar garanci nga Perëndimi që Ukraina dhe republikat e tjera ish-sovjetike të mos anëtarësohen në NATO, si dhe një tërheqje të trupave të NATO-s nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Uashingtoni dhe aleatët e tjerë kanë refuzuar të japin angazhime të kësaj natyre, por kanë thënë se janë të hapur për bisedime.

Kërkesat e Moskës, të paraqitura në formën e një projekt-traktati sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe të një projekt-marrëveshjeje mes Moskës dhe NATO-s, u hartuan mes shtimit të tensioneve, për shkak të rritjes së pranisë së trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, gjë që ka ngjallur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj këtij vendi. Rusia mohon se po planifikon të sulmojë fqinjin e saj, por këmbëngul në garanci ligjore kundër zgjerimit të NATO-s dhe dislokimit të armatimeve në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus tha se veç bisedimeve me Uashingtonin, Moska do të zhvillojë bisedime të veçanta edhe me NATO-n mbi këtë çështje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thirrur një takim të Këshillit NATO-Rusi më 12 janar.

Zëdhënësi i Kremlinit e konfirmoi sot zhvillimin e takimit, duke i quajtur të rëndësishme bisedimet me NATO-n, por shtoi se hollësitë janë duke u përgatitur nga diplomatët dhe data mbetet ende për t’u konfirmuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIRTY DANCING"/ Si filmi i famshëm rezultoi "mallkim"? Pjesa kryesore e kastit vdiq dhe kompania falimentoi
Previous article SKANDALI I PAGAVE/ Analiza e VOA-s: Nxori në pah dobësitë e institucioneve

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT