• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Çështjet dypalëshe të trajtohen sa më shpejt”, Hahn u kthen përgjigje grekëve
Home
Europë

“Çështjet dypalëshe të trajtohen sa më shpejt”, Hahn u kthen përgjigje grekëve

12 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, është pozicionuar ndaj pyetjes së dy eurodeputetëve grekë, të cilët kërkonin opinionin e Komisionit Europian mbi çështjen e teksteve shkollore të historisë në Shqipëri, që sipas tyre përmbanin harta irredentiste me pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje.

“Çështjet dypalëshe duhet të trajtohen nga palët e interesuara sa më shpejt që të jetë e mundur”, është përgjigjur komisioneri.

Sipas gazetës së SYRIZA-s në pushtet, “Avgi”, Hahn “pa u pozicionuar direkt për çështjen në fjalë”, ka shtuar se “nga sa është në dijeni KE, ka një komision të përbashkët greko-shqiptar që po shqyrton rishikimin e teksteve shkollore”.

Gjithësesi, Johannes Hahn, ka theksuar se “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal përbëjnë vlera themelore të procesit të stabilizim asociimit dhe të zgjerimit të BE”.

Komisionieri vë gjithashtu në dukje se sipas progres raportit të fundit për Shqipërinë, marrëdhëniet e vendit me Greqinë “kanë mbetur në përgjithësi pozitive, me shkëmbime të shpeshta vizitash të nivelit të lartë”.

Në tetor të vitit të kaluar, eurodeputetët e SYRIZA-s, Dimitris Papadimoulis dhe Stelios Kouloglou iu drejtuan Komisionit Europian për tekstet shkollore shqiptare të historisë.

“Në një kohë që Shqipëria aspiron përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, harta me përmbajtje nacionaliste dhe irredentiste përfshihen në tekstet zyrtare shkollore, duke propaganduar idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Këto harta përfshijnë territore të gjithë vendeve fqinje, si dhe të një shteti anëtar të BE-së, që është Greqia”, nënvizonin në argumentimin e pyetjes së tyre dy eurodeputetët grekë, të cilëve tashmë iu përgjigj komisioneri Hahn.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ 13-vjeçarja denoncoi bashkëjetuesin, ekspertiza zbulon të vërtetën e DHIMBSHME
Previous article Basha në kafe me Monika Kryemadhin para protestës së opozitës. Ja kush i shoqëron (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT