Seanca e nëntë gjyqësore për çështje “Veliera” në zonën e hyrjes së Protit në Durrës pranë Torrës Veneciane është shtyrë sërish, këtë herë me një motivacionin të ri.
Gjykata kërkoi informacion mbi seriozitetin e shoqatës “Menv group” të Shoqërisë Civile që është edhe pala mbrojtëse dhe çfarë statusi ka. Sot pritej të merrej vendimi final për fatin e investimit 6 mln euro të Bashkisë Durrës, por Gjykata sipas tyre, këtë herë gjeti një “kleçkë të re” për shtyrjen e seancës.
Trupi gjykues me ralator me Ergys Gashit, i kërkuan palës paditëse një vërtetim gjykate për ekzistencën e shoqatës. Avokatja Mirela Jorgo u shfaq tepër e revoltuar pas daljes nga Gjykata.
Nga ana tjetër Sazan Guri, foli me tone të ashera duke pretenduar se trupi gjykues ka presion të vazhdueshëm nga persona me pushtet. Gjykata ka vendosur zhvillimin e seancës së radhës në 25 janar.
Ajo që nuk kuptohet është: Së pari, përse këtë kërkesë gjykata nuk e ka kërkuar që në fillim dhe së dyti, përse nervozohet shoqëria civile, kur fare mirë mund ta mari e ta dërgojë këtë shkresë të domosdoshme, në seancën e radhës.


