• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇËSHTJA TË MBAHET ZVARRË”/ Botimi i “Dimrit të  vetmisë së madhe” të Kadaresë NUK duhet…
Home
Dossier

“ÇËSHTJA TË MBAHET ZVARRË”/ Botimi i “Dimrit të vetmisë së madhe” të Kadaresë NUK duhet…

21 March, 2019 k.autor Dossier

Edhe ky dokument që po botojmë në këtë pjesë të librit, ndonëse një shkresë zyrtare fare e shkurtër, mendojmë se parqet mjaft interes, pas ai hedh dritë dhe tregon qartë mekanizmat që përdoreshin në atë kohë për të penguar përkthimin dhe botimin e librave të shkrimtarit Ismail Kadare jashtë vendit, ku ato kërkoheshin shumë nga shtëpitë botuese të huaja. Pas përkthimit dhe botimit të romanit “Kronikë në gur” në Francë, i cili u prit

mjaft mirë dhe pati një jehonë e sukses të jashtëzakonshëm, shkrimtari Ismail Kadare kishte përfunduar romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, i cili sapo ishte botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” dhe ishte hedhur në qarkullim. Siç është e njohur tashmë ai roman u prit me një interes të jashtëzakonshëm nga lexuesit shqiptarë, si rrallë vepër e Kadaresë deri në atë kohë dhe pothuaj i gjithë tirazhi i tij u shit që në ditët e para porsa doli nëpër librari. Por nuk do të kalonte shumë kohë dhe ndaj këtij libri filluan peripecitë tepër të mëdha, gjë e cila çoi deri në ndalimin e librit dhe heqjen e tij nga qarkullimi.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej kohësh nga brezi që e ka jetuar atë periudhë të fillim viteve ’70-të, por më qartë ato konfirmohen edhe nga një sërë dokumentesh që po publikojmë në këtë libër, ku nga mjaft rrethe të vendit, komitete partie, rinie, kolektiva shkollash, apo dhe individë të veçantë, i shkruajnë Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë apo dhe pjesëtareve të tjerë të udhëheqjes së asaj kohe, duke i kërkuar që të ndalohej ai roman dhe të hiqej fare nga qarkullimi. Akuzat që i bëheshin ishin nga më të rëndat, gjë të cilat tashmë janë të njohura, pasi edhe vetë shkrimtari Ismail Kadare është ndalur dhe ka folur gjatë për historinë e këtij libri. Ndër të tjera, së fundmi ai ka shpjeguar për “Dimrin…” në një intervistë të gjatë dhënë gazetarit të ABC NEWS, Ferdinand Dervishi, për dokumentarin “Kadare i ndjekur nga regjimi komunist”, realizuar dhe transmetuar në nëntorin e vitit 2015 nga televizioni në fjalë.

Ndërsa tashmë këto janë të njohura, i kthehemi dokumentit në fjalë ku siç shihet, Kryetari i Komitetit të Kulturës, Javer Malo, i kërkon ambasadës sonë në Paris, që të ndërpresë bisedimet me shtëpinë botuese që kishte marrë përsipër të botonte librin “Dimri i vetmisë së madhe” të Kadaresë.

Fondi; KOMITETI QENDROR I PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

(Sektori i jashtëm)

Përmbajtja: MBI BOTIMIN E ROMANIT TË ISMAIL KADARESË “DIMRI I VETMISË SË MADHE” NGA SHTËPIA BOTUESE “HACHETE” NË FRANCË

Shënim: Në rast se “Hachete” pyet,

Të mos i premtohet gjë,

Duke i thënë se do të

Konsultohemi me autorin

Agim Popa

Është njoftuar dhe Javer Malo

Nga ministri i jashtëm që të

Pezullohet tani për tani botimi

Prandaj nuk ka nevojë që

të njoftohet për së dyti

18. V. 1971 Javer Malo

K O M I T E T I

Nr. 144 Tiranë më, 30. 4. 1971

Informacion

Ambasada jonë në Paris na informon se pas botimit të romanit të Ismail Kadaresë “Kronikë në gur”, Shtëpia Botuese “Hachete”, është biseduar nga shoku Javer me ata dhe kanë rënë dakord që të botojnë edhe romanin e fundit të Ismail Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”

Shtëpia Botuese “Hachete” ka kërkuar që të ketë përkthimin e romanit deri në fund të Majit, ose e shumta deri më 15 qershor.

Nga sa kemi biseduar më rezulton, se kjo është biseduar midis vetë Kadaresë dhe shokut Javer. Gjithashtu mësuam kohët e fundit se romani në fjalë, i cili doli në qarkullim në gjuhën shqipe, nga shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, është duke u përkthyer në frëngjisht.

Romani është lexuar nga shumë shokë të Komitetit, ne kemi biseduar dhe me lexues të tjerë. Megjithëse nuk jemi të zanatit, për këtë roman kemi vërejtje. Përkthimi dhe botimi i tij në Francë nuk do t’i shërbej propagandimit të vendit tonë, përkundrazi.

Ndofta romani “Dimri i vetmisë së madhe” do t’i nënshtrohet vërejtjeve dhe kritikave të masës, por mendojmë në mënyrë paraprake të porosisim shokët e përfaqësisë sonë në Francë që të mos i vazhdojnë më tani për tani tratativat për botimin e romanit, por ta mbajnë çështjen zvarrë’

Kryetari i Komitetit

Misto Treska

Arkivi Qendror i Shtetit, Ap. Komitetit Qendror të PPSH-së, (Struktura), Dosja 386. Viti 1973. f. 18-20

(Marrë nga libri, “Kadare në dokumentet e ‘Pallatit të Endrrave” , i autorit Dashnor Kaloçi, Botuar nga UET PRESS, Tiranë, 2016)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DINASTIA MALDINI VIJON TEK "AZURRËT"/Djali i Paolo : Shpresoj që një ditë të luaj në
Previous article PROTESTA E OPOZITËS/ Reagon Rama: Boll o boll, s’kam asgjë… veç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT