• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇESHTJA TAHIRI/ Spiropali i quan prokurorët të pandehur: Keni nevojë për avokat
Home
Aktualitet

ÇESHTJA TAHIRI/ Spiropali i quan prokurorët të pandehur: Keni nevojë për avokat

20 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Deputetja socialiste Elisa Spiropali përmes një postimi në facebook, ka reaguar sot pas seancës së gjatë në këshillin e mandateve për çështjen e heqjes apo jo të mandatit të deputetit për Saimir Tahirin.

Tre prokurorët që ishin paraqitur për të mbrojtur kërkesën për heqjen e imuniteti për deputetin Tahiri duke i lënë kështu rrugë të lirë arrestimit të tij pas akuzave që rëndojnë mbi të për lidhje me trafik lëndësh narkotike dhe korrupsion pasiv, ajo i ka konsideruar si të pandehur që kishin nevojë për avokatë.

Reagimi

“Nuk di çfare te mendoj per ata tre prokurore sot!

Kerkojne arrestimin e nje deputeti (apo njeriu çfaredo) dhe lexojne gazeten ne paraqitjen e akuzes se tyre! Kur pyeten pse lexoni gazeten, thone qe ua ka dhene Antimafia Italiane!

Duan t’i hedhin hekurat nje deputeti (apo njeriu çfaredo) dhe thone udhetoi kater here ne makine me nje person te dyshuar, etj.! Kur pyeten kush jane keta etj., ngrene supet dhe kur ripyeten thone nuk tregojme sekrete!

Duan te burgosin nje deputet (apo nje njeri çfaredo) dhe belbezojne sikur i ka zene nje hall i madh! Kur pyeten a mund t’a perserisni ate qe thate se nuk ju degjuam, thone ne nuk jemi politikane qe te flasim me ze te larte!

Tre prokurore qe drejtojne institucionin me hijerende te gjyqesorit shqiptar, te tre aspak zhgenjyes ne pamje e me siguri as ne formimin baze juridik e mbase me shume se aq (nder ta nje zonje qartesisht e mprehte dhe e edukuar), ngjanin si tre te pandehur qe kishin nevoje per avokat!

Nuk e di çfare do te sjelle e nesermja dhe çfare do te mesojme me shume deri kur do te duhet te marrim vendimin, sepse prokuroret thane se po presin prova te reja nga pertej detit. Dhe pa e vene asnje fije floku ne dyshim se ne e duam sot drejtesine me shume se Saimirin, do te kerkojme deri ne fund qe te verteten te na e thote drejtesia.

Por sot per sot, mund te thuhet pa asnje frike se ata tre prokurore kishin nje gazete dhe nje sekret. Gazeten e dime se e kemi lexuar para se te na e lexonin ata sot. Sekreti qe s’do ta marrim dot vesh asnjehere prej tyre, eshte kush i ka futur ne nje sekelldi aq te madhe sa e sotmja? Fatmiresisht Shqiperia eshte nje vend ku vete Sherbimi Informativ funksionon si gazete dhe asgje s’mbetet gjate sekret.”,-shkruan Spiropali.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPOZITA/ Magjia e Akuarelit nga Kina në Tiranë, për të mos u humbur...
Previous article SKENDER MINXHOZI/ Rama-Tahiri, fundi i bashkëfajësisë së heshtur

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT