Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për biznesmenin 25vjeçar Orest Sota. Lirohet kundrejt garancisë pasurore 5 mln lekë.
Përveç kësaj, ndaj Sotës është në fuqi edhe masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Mësohet se Sota do të lërë qelinë e paraburgimit sapo të dorëzohet garancia pasurore.
Sota do të paraqitet në Prokurori sa herë të jetë e nevojshme prania e Sotës për vijimin e zbardhjes së ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja:
Biznesmeni 25 vjecar u ndalua nga policia e elabasanit rreth 2 muaj më parë, ku iu gjendën në makineë rreth 863 mijë euro dhe dy patentat e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Asokohe sipas Prokurorisë, mbi Sotën rëndojnë katër akuza: “pastrim i produkteve të veprës kriminale”; “fshehje e të ardhurave”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Sipas Prokurorisë, lëvizjet e Orest Sotës kanë qenë të dyshimta pasi për të shkuar në Elbasan, ai ka ndjekur një itinerar të pazakontë, duke kaluar nga Peqini e Rrogozhina edhe pse është nisur nga Tirana. Gjetja e tri dokumenteve të Saimir Tahirit, i cili është person në hetim nga Prokuroria për “korrupsion” dhe “trafik ndërkombëtar droge”, krijon dyshime se edhe paratë mund të jenë nga aktiviteti kriminal.
Përgatiti: AlpeNews.al


