• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘Çështja Tahiri’/ Konfirmohen tri urdhër arreste, kërcasin prangat për kryepolicë (Emrat)
Home
Breaking News

‘Çështja Tahiri’/ Konfirmohen tri urdhër arreste, kërcasin prangat për kryepolicë (Emrat)

22 November, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre urdhër-arrestet për zyrtarë të akuzuar si të implikuar në çështjen Tahiri pritet të ekzekutohen nga policia.

Burimet bënë të ditur se tashmë urdhër-arrestet e Prokurorisë kanë mbërritur në polici.

Urdhër-arrestet bazohen në hetimet që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Habilaj, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Një prej të zyrtarëve për të cilën është lëshuar urdhër-arrest nga prokuroria është ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Burimet bëjnë me dije se Çela është një nga 3 personat që pritet të arrestohet në këto momente, pasi fletë-arrestet janë në duart e policisë për t’u ekzekutuar. Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.

Çela u emërua në krye të Policisë Vlorë, në shtator të tre viteve më parë, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Deri atë kohë, Çela ishte në krye të Policisë së Durrësit.

Më pas, me ardhjen e Famtir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Çela u zëvendësua në këtë detyrë. Postin e kreut të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë e morri Gentjan Shehaj, i cili edhe e mban aktualisht.
Ky personazh është mjaft i njohur pas në 6 raporte të SHIHS është përfolur për lidhje me trafikantët e drogës, dhe rezulton të ketë telefonata të drejtpërdrejta me trafikantët.

Një tjetër zyrtar, që pritet të arrestohet për disa orë, është ish-drejtues në policinë e Dhërmiut. Ai është shfaqur në pamje filmike me Habilajt.
Pas largimit nga Vlora, Sokol Bode ka qenë drejtues në Policinë e Shkodrës, duke mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të sektorit të kërkimit.

Një tjetër urdhër arresti është prerë për Gjergji Kohilën, shef i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, i cili dyshohet për lidhje me grupet e trafikantëve në këtë qytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi: Shqipëria po kërruset, ndjej dhembje, revoltë dhe përgjegjësi
Previous article OSHEE tender 31 milionë euro për blerje energjie në dhjetor

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT