• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇESHTJA TAHIRI/ Deputeti i PS: Kryeprokurori që “kërcënoi” Ramën, të shkarkohet
Home
Breaking News

ÇESHTJA TAHIRI/ Deputeti i PS: Kryeprokurori që “kërcënoi” Ramën, të shkarkohet

25 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka kërkuar dje shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili dy ditë më parë replikoi me Kryeministrin Rama për çështjen Tahiri. Prokurori, në replikën e tij i kujtoi Kryeministrit Rama rastin e burgosjes së ishkryeministrit kroat, Sanader.

Në një postim në Facebook, Manja ka thënë se prokurorive sipas ligjit u ndalohet që të japin mendime apo të bëjnë deklarata për veprimtarinë e institucioneve të tjera, në këtë rast për Kryeministrin. Ndërkohë që sulmin e Kryeministrit ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda e ka justifikuar mr faktin se kreu i qeverisë ishte në një forum politik të partisë së tij.

“Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë Prokuroria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigjja ime: Deklarata politike si ajo e djeshmja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet t’i çojnë nëpër mend e jo më t’i bëjë publike në media, sepse e ndalon neni 9, paragrafi 3, i ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në RSH’, ku thuhet qartë dhe pastër, ‘prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera’, e jo më të sulmojnë Kryeministrin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij!!! Besoj kaq e kupton edhe një që nuk është jurist!”, ka thënë Manja.

SHKELJA

Sipas kreu të Komisionit të Ligjeve, me qëndrimet publike, prokurori ka shkelur ligjin dhe betimin e bërë për respektimin e Kushtetues. “Po kur prokurori e bën një deklaratë të tillë politike si ajo e djeshmja, çfarë pasojash ligjore ka?

Kjo konsiderohet si shkelje e betimit të bërë solemnisht ‘për t’i qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe respektimit të rregullave të etikës profesionale në kryerjen e detyrës’, dhe në bazë të nenit 148/dh të Kushtetutës së Shqipërisë, prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për ‘shkelje të rënda profesionale ose etike që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës’, respektivisht shkelen nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH’.

As edhe për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist i shquar, mjafton të hapësh defterët e ligjit dhe i kupton gjithkush. Kaq besoj mjafton, o dashamirës të drejtësisë dhe ligjit, për të kuptuar kush e ka shkel ligjin, në këtë rast prokurori apo Kryeministri!”, ka thënë Ulsi Manja.

PROKURORI

Ndërsa dje kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se sipas ligjit të ri, prokurori është zot i çështjes së cilën ai shqyrton. Në këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda sipas tij është e pavarur, sipas ndryshimeve që maxhoranca e majtë ka miratuar. Adriatik Llalla ka shprehur mbështetje për prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët po shqyrtojnë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por Llalla nuk ka pranuar të bëjë komente për emra konkretë, si për shembull kur u pyet për qëndrimet e Kryeministrit Rama.

“Prokuroria do të ndjekë hapat proceduralë. Do të zbatojë Kodin e Procedurës. Si Prokuror i Përgjithshëm kam detyrimin moral dhe institucional që të mbështes të gjitha veprimet e prokurorëve dhe prokuroreve. Prokurori është i pavarur pas ndryshimeve të fundit për Reformën në Drejtësi. Prokurori i çështjes është vetë zot i saj. Në këtë kuptim, askush s’mund të hyjë në punët e prokurorit, përfshirë edhe mua. Çdo veprim gjykohet vetë nga prokurori i çështjes për mënyrën se si do ta organizojë atë”, ka thënë Llalla. /PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 7 arsyet pse nuk duhet arrestuar Saimir Tahiri
Previous article Twitter do bëjë publike kush fshihet pas reklamave politike

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT