• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çështja Shullazi/ Ja si e kërcënuan deputetin e PS
Home
Aktualitet
Drejtësi

Çështja Shullazi/ Ja si e kërcënuan deputetin e PS

8 November, 2017 irahetemaj Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ditën e djeshme në seancën ndaj Emiljano Shullazit, ka dëshmuar drejtorja e zyrës juridike të Hipotekës, Merita Qato. Ajo ka dhënë dëshminë e saj përpara trupës gjykuese, për ato që kishte dijeni lidhur me regjistrimin e ish-hotel “Vollgës”.

Qato ka thënë para trupës gjykuese se në muajin gusht të vitit 2014, kur është bërë edhe regjistrimi i pronës, ka qenë me pushime. Ajo tha se kur është kthyer nga pushimet, është vënë në dijeni të faktit se ishin ndërmarrë procedura për regjistrimin e pronës dhe se këto më pas ishin pezulluar nga ish-drejtori, Ilirjan Muho.

 “Në atë periudhë kur është kryer regjistrimi i ish-hotel “Vollgës”, unë kam qenë me pushime. Kur jam kthyer, jam vënë në dijeni të faktit dhe më pas mësova për urdhrin për pezullim të ish-drejtorit. Unë nuk jam marrë shumë me këtë çështje, ndaj nuk kujtoj dot emra. Por mbaj mend që në Hipotekë kanë ardhur përfaqësues të palës së dëmtuar nga regjistrimi dhe madje ka pasur edhe debate të forta. Ata kërkonin llogari se përse është regjistruar prona në mënyrë të njëanshme. Nuk ua mbaj mend emrat s’e nuk i njihja”, ka thënë Merita Qato para trupit gjykues. Ajo iu përgjigj vetëm pyetjeve të prokurorëve Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, ndërsa pala mbrojtëse nuk kishte pyetje për Qaton. Pasi ajo la sallën, prokurorët kërkuan kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së Qatos.

Sipas Elizabeta Imerajt, Merita Qato, në dëshmitë që ka dhënë në fazën e hetimeve, ka treguar me detaje sherrin mes palës së dëmtuar dhe ish-kryeregjistruesit të Hipotekës në Durrës, Jurgis Çyrbjes, aktualisht deputet i PS-së.

Sipas prokurores, e cila lexoi edhe një pjesë të dëshmisë së Qatos në Prokurori, kjo e fundit pati thënë se situata ishte aq e tensionuar, sa njëri prej personave të palës tjetër e kishte shtyrë dhe rrëzuar nga karrigia Jurgis Çyrbjen.

Po kështu, sipas prokurores, Qato ka thënë se qe ndërhyrja e saj që qetësoi gjakrat në atë mbledhje ku ishte i pranishëm edhe Ilirjan Muho dhe se ajo e kishte kapur nga dora anëtarin e palës së dëmtuar dhe i kishte thënë: “Nuk mund të sillesh kështu në zyrat e shtetit”.

Kërkesa për kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së Merita Qatos u pranua nga ana e trupës gjykuese. Sa për mbrojtjen, Emiljano Shullazi kishte ardhur me një avokat të ri në seancë ditën e djeshme, Ravik Gurrën, i cili ka qenë edhe avokat i grupit të ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

Mbrojtja, lidhur me dëshminë e Merita Qatos, tha para trupit gjykues se ajo nuk e ndihmon procesin, pasi asnjë prej të akuzuarve në proces nuk ka lidhje me episodet e dëshmuara të drejtores së zyrës juridike të Hipotekës.

Në përfundim të seancës, pati edhe debate lidhur me dëshminë e Jani Zakjes, biznesmeni që dëshmoi se u kërcënua nga Shullazi për një parking me vlerë 300 mijë euro. Zakja është larguar jashtë vendit dhe nuk dihet se në cilin shtet gjendet. Prokurorja kërkoi që në proces të merret dëshmia që ka dhënë ai në Prokurori, por kjo u kundërshtua nga mbrojtja, me argumentin se u hiqet e drejta për debat, se dëshmia është e njëanshme dhe se mund të ketë të dhëna të tjera.

Në fund, Gjykata vendosi që të bëhet njoftimi përsëri për Jani Zakjen, kudo që ai të ndodhet dhe të thirret për të dëshmuar në gjyq. Dëshmia e Jani Zakjes është një prej të cilave mban në burg Emiljano Shullazin për çështjen e parkingut, të cilit i vunë edhe një sasi lënde plasëse një vit më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Futbolli në zi/ Vdes ish-sulmuesi i njohur (FOTO)
Previous article Spanja shpall të pavlefshme Deklaratën e pavarësisë së Katalonjës

irahetemaj

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT