• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇËSHTJA “PAPLEKAJ”/ Shkoi i dehur në sallën e gjyqit, arrestohet pa dalë nga gjykata dëshmitari me precedentë. Çfarë ndodhi gjatë seancës
Home
Breaking News

ÇËSHTJA “PAPLEKAJ”/ Shkoi i dehur në sallën e gjyqit, arrestohet pa dalë nga gjykata dëshmitari me precedentë. Çfarë ndodhi gjatë seancës

25 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dje, në Gjykatën e Elbasanit është zhvilluar procesi ndaj Arbër Paplekajt, ku janë thirrur për të dëshmuar dëshmitarë të Prokurorisë, si dhe është shqyrtuar masa ndaj 6 punonjësve të Policisë.

Miles Kurti, dëshmitari i arrestuar, djathtas lart ne foto
Miles Kurti, dëshmitari i arrestuar, djathtas lart ne foto

Po ndërsa për këta të fundit Gjykata ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për arrest shtëpie, në zhvillimin e seancës me rrëfime dëshmitarësh ka pasur një zhvillim të çuditshëm.

Një dëshmitar i Prokurorisë, i cili rezulton me precedentë penalë, ka shkuar i dehur në sallën e gjyqit. Ai në dëshminë e tij mbi ngjarjen e rëndë të 21 prillit të 2021-it thuhet se ka qenë dëshmitar, por pa specifikuar se cilit grup i përkiste.

Gjatë rrëfimit në Gjykatë ai ka ndryshuar thëniet e tij dhe në momentin kur Gjykata ka ndërhyrë për t’i sqaruar pozicionin ku ndodhej, ai është kundërpërgjigjur ndaj tyre.

Për pasojë, Policia e ka vënë në pranga nën akuzën e dëshmisë së rremë, pasi tjetër gjë ka dëshmuar në fazën e hetimeve dhe tjetër dje në Gjykatë.

Bëhet fjalë për dëshmitarin Miles Kurtin, 34 vjeç, i cili vite më parë bëhet me dije se është vënë në prangat e Policisë për shpërndarje droge në Elbasan. Në njoftimin e asaj kohe, Policia tregonte se në një automjet tip “Benz” i ishin gjetur 8 qese me pluhur, që më pas kishte rezultuar heroinë.

SEANCA E DJESHME

Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit, dëshmitari Miles Kurti u arrestua nga Policia, pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit. Në deklaratën e tij të parë dëshmitari dha dëshmi tjetër, e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë ditën e djeshme, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që Prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve, Gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga Policia menjëherë pas daljes nga seanca. Policia bëri me dije se ky person dyshohet se gjatë seancës ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupën gjykuese.

Po ashtu, u mësua se Gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorëve për të arrestuar 6 policët që kanë qenë të pranishëm në vrasjen e mjekut Xhuvani, ndodhur më 21 prill të vitit 2021. Sipas avokatëve të palës së Xhuvanit, kjo kërkesë për arrest në shtëpi u bë në seancën e kaluar dhe nuk i përket dy ish-zëvendësdrejtuesve të Policisë që janë të pandehur në proces së bashku me 6 policët.

“Në këtë proces unë kam tri detyra profesionale për të përfaqësuar të drejtat e po të njëjtëve persona në rolin e Palës civile, pra, individë që kanë pasur një dëm të madh nga vrasja e mjekut Pjerin Xhuvani. Përveçse mbrojtjes së të drejtave të bashkëshortes dhe vajzës, unë kam prokurë noteriale për të përfaqësuar edhe dhëndrin e viktimës që nuk është i pranishëm në seancë, sepse aktualisht është jashtë. Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit lë në fuqi vendimin e pezullimit të 6 efektivëve.

Evidentoj se i asistuari im është plagosur me të shtëna pistolete gjatë vrasjes së vjehrrit të tij dhe që në këtë proces, nëpërmjet meje, kërkon drejtësi dhe pra të gjithë ata që në cilëndo situatë kanë pasur përgjegjësi për atë vrasje dhe plagosjen e tij të dënohen me një dënim të drejtë”, tha avokate Rezarta Tahiraj, që e përfaqëson familjen e viktimës në proces

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Merr flakë në ecje furgoni në Tiranë, policia në vend, informacionet e para
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët, temperaturat...

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT