• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA “KAVANAUGH”/ Trump: FBI-ja të bëjë gjithçka për hetimin e rastit
Home
Nderkombetare

ÇËSHTJA “KAVANAUGH”/ Trump: FBI-ja të bëjë gjithçka për hetimin e rastit

1 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Beteja për kandidatin e Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh vazhdon këtë javë, ndërsa FBI-ja po kryen një hetim të kufizuar të disa akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër tij.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të hënën se ai beson se FBI-ja duhet të bëjë “gjithçka mundet për të marrë përgjigjen” në hetimin mbi akuzat ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë Brett Kavanaugh për sjellje të pahijshme seksuale.

“Dëshiroj që ata të bëjnë një hetim gjithëpërfshirës,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Komentet i referohen hetimit të FBI-së që nisi një ditë pasi Dr. Christine Blassey Ford dëshmoi përpara një Komisioni të Senatit lidhur me akuzat ndaj zotit Kavanaugh për sulm seksual kundër saj mëse tre dekada më parë.

Shtëpia e Bardhë ka vazhduar të mohojë njoftimet se ajo mund t’i kufizojë përmasat e hetimit të FBI-së, për shembull duke mos lejuar shqyrtimin e pretendimeve të një gruaje tjetër, Julie Swetnick, e cila ka akuzuar zotin Kavanaugh për sjellje të pahijshme seksuale në një mbrëmje kur ai ishte student.

Presidenti Trump tha të hënën se “nuk do të mërzitesha aspak” nëse FBI-ja merr në pyetje të treja gratë që kanë akuzuar zotin Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale, duke thënë se agjencia duhet “të intervistojë të gjithë ata që dëshiron, brenda kufijve të arsyes”.

SENATI THELLËSISHT I NDARË PËR ÇËSHTJEN KAVANAUGH

Dëshmia e javës së kaluar e kandidatit dhe njërës prej akuzueseve të tij, nuk ndryshoi asgjë në ndasitë e thella politike në Senat, por e shtyu për një javë votimin për zotin Kavanaugh.

Ishte një dëshmi që mbajti të mbërthyer gjithë vendin …

“Më shtynë në krevat dhe Brett u hodh mbi mua”, tha profesore Christine Blasey Ford.

“Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë as me të, as me njëri tjetër”, tha zoti Kavanaugh.

Komisioni Juridik, miratoi kalimi e kandidaturës së gjykatësit Kavanaugh për votim në Senat me kushtin që FBI-së t’i jepej një javë për të hetuar akuzat ndaj tij, kur ishte i ri.

“Nuk e di nëse do ndryshojë ndonjë votë për një javë por njerëzit mund të thonë ‘patëm një proces më të mirë’. Dhe kjo na duhet për të bashkuar vendin”, tha senatori republikan Jeff Flake.

Demokratët kishin kërkuar për një kohë të gjatë një hetim të FBI-së.

“Le të ngadalësojmë ritmin, të kemi më shumë informacion. Të mos vendosim në Gjykatën e Lartë dikë që rrethohet nga mjegulla e këtyre akuzave”, tha senatorja demokrate Patty Murray.

Presidenti Donald Trump në fillim tregoi durim për vonesat, por më pas sulmoi demokratët.

“Ata janë të vendosur që të rimarrin pushtetin me çdo mjet të mundshëm. Mund të shohësh qartë ligësinë. Atyre nuk u intereson se kë lëndojnë”.

Edhe zoti Kavanaugha akuzoi demokratët se po përpiqeshin ta shkatërronin dhe iu përgjigj me nervozizëm pyetjeve për vitet e rinisë.

“Pra ju po thoni se asnjëherë kur keni pirë aq shumë se nuk e mbani mend se çfarë ndodhi një natë më parë ose një pjesë të asaj që ndodhi?”, u pyet ai nga senatorja demokrate, Amy Klobuchar.

“Po pyesni nëse kam humbur vetëdijen? Nuk e di? Po ju?”, u përgjigj zoti Kavanaugh me pyetje.

Paqartësia i bëri demokratët të vinin në diskutim përtej trajtimit të femrave nga zoti Kavanaugh.

“Ky nuk është person që shfaq një temperament të shtruar ose drejtësi ose ekuilibrin që duhet të ketë një gjykatës. Është një person agresiv dhe luftarak”, tha senatorja demokrate, Dianne Feinstein.

Por republikanët nuk janë dakord.

“Ishte temperamenti i një njeriu të pafajshëm, i ofenduar me të drejtë nga fakti që u shkatërrua nga qëllime politike…Ai do të jetë një gjykatës shumë i mirë dhe do të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë”, tha senatori republikan, Lindset Graham.

Me autorizimin e Shtëpisë së Bardhë, FBI-ja ka një javë kohë që të hetojë me pyetje specifike për zotin Kavanaugh.

Disa demokratë thonë se objektivi ishte shumë i ngushtë dhe i kufizuar. Republikanët duan një votim përfundimtar sapo ta ketë mbaruar FBI-ja hetimin.

Ndërkohë amerikanët e të gjitha prirjeve politike po ndjekin zhvillimet me kujdes, një muaj para zgjedhjeve të Kongresit në nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA MEDIATIKE PËR XHISIELËN/ Eni Vasili e nxjerr BLLOF pas akuzave ndaj TCH: Më tha se ishte urdhëruar të...
Previous article KLODIANA LALA IA THOTË LIVE SE PO GËNJEN/ Xhisiela largohet nga studio: Kjo është…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT