• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA EMRIT/ Greqia insiston për ndryshimin e Kushtetutës të Maqedonisë
Home
Rajon

ÇËSHTJA EMRIT/ Greqia insiston për ndryshimin e Kushtetutës të Maqedonisë

7 March, 2018 F.autor Rajon

Greqia mbetet në qëndrimin për ndryshimin e Kushtetutës në përpjekjet për zgjidhje të kontestit me emrin, kurse pala e Maqedonisë kërkon respektimin e praktikës themelore ndërkombëtare.

Pala e Maqedonisë konsideron se çfarëdo lloj ndryshimi i Kushtetutës nuk nënkupton edhe garanci të përhershme me Greqinë.

“Çfarëdo lloj ndryshimi në sistemin juridik të Maqedonisë nuk do të thotë garanci e përhershme për Greqinë, sepse gjithçka që ndryshohet mund të kthehet mbrapa”, tha dje kryeministri Zoran Zaev.

Ai më tej kërkoi mbajtjen e praktikës ndërkombëtare – marrëveshje ndërkombëtare, ratifikim në Parlamentet, votim në KB, rezolutë në KB dhe konsideron se e tërë kjo është garancia më serioze për Greqinë.

“Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin në mënyrë që ta ruajmë dinjitetin e dy popujve, të dy vendeve dhe të dy kombeve dhe gjithsesi ruajtjen e asaj që do të thotë ndjenjë, e ai është identiteti. Identiteti është ndjenjë dhe për të nuk mund të negocioni, të bëni pazar. Unë besoj se në atë frymë, duke u udhëhequr me kujdes drejt partnerëve me të cilët negociojmë do të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

Rekomandoi të hapet edhe Kushtetuta e Greqisë dhe të shohim se si ata kujdesen për grekët jashtë Greqisë.

“Unë jam i gatshëm, si ata kujdesen për grekët jashtë Greqisë, ashtu edhe ne të kemi kujdes për maqedonasit jashtë Maqedonisë, njejtë në mënyrë adekuate”, tha Zaev.

Ndërsa Qeveria greke insiston në qëndrimin se nevojitet ndryshim i Kushtetutës.

E sigurt është se emri kushtetues duhet të ndryshojë në mënyrë që të vlejë kushti erga omnes”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopullos gjatë pjesëmarrjes në emisionin debatues në televizionin shtetëror grek ERT.

“Për emër të përbërë erga omnes, për përdorim të përgjithshëm, në çdo rast parakushti është revizioni kushtetues, së paku lidhur me çështjen me emrin kushtetues. Sipas kësaj, çështja për ndryshim të Kushtetutës gjithsesi se hyn, së paku në këtë shkallë. Gjërat e tjera do të bisedohen edhe në nivel teknik për atë se sa mund të ekzistojnë interpretimet e Kushtetutës së vendit fqinj të cilat do të mund të karakterizohen si irredentiste, por kjo është çështje e lidhur me interpretimin. Është e sigurt se emri kushtetues duhet të ndryshohet në mënyrë që të mund të vlejë kushti erga omnes”, tha Xanakopullos.

Sqaroi se nevojiten ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse në të ardhmen “Gjykata Kushtetuese e vendit fqinj mund të vendosë se Zaev nuk ka pasur kompetenca për ta nënshkruar marrëveshjen konkrete”, kështu që për Athinën “e vetmja mënyrë për t’u zgjidhur çështja, së paku lidhur me emrin, është të ketë ndryshim përmes Kushtetutës”.

Sipas ish-shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani, ndërkaq, perspektivat për zgjidhje serioze të çështjes për emrin po pakësohen gjithnjë e më shumë.

Ajo në intervistën për radion “Real fm” thotë se Qeveria greke ka pasur mundësi të vërtetë që ta zgjidhë problemin, por me mënyrën në të cilën ka menaxhuar me çështjen, tani kjo çon drejt qorrsokakut.

“Dëshiroj të jem e qartë se mundësia do të mund të shfrytëzohej dhe do të kishim rezultat pozitiv, nëse do të kishim qeveri serioze. Në këtë moment kemi shumicë qeveritare në tre pjesë”, tha Bakojani.

Xanakopullos zbuloi se projekt marrëveshja ende është në fazë të përpunimit nga ana e Greqisë, ndërkaq për parashtrimin në Maqedoni, zyrtarisht do të kumtohet nga MPJ greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Zonja e vjetër”, si në përrallë! Përmbysje “argjentinase” në “Wembley”
Previous article INSTAT: Prodhimi i energjisë elektrike ra me 36.6% në 2017-ën nga thatësira

F.autor

Postime të ngjashme

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT