• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E SULMEVE KIBERNETIKE/ Vlaidmir Putin: I dorëzojmë hakerët nëse edhe SHBA-ja vepron njëjtë
Home
Nderkombetare

ÇËSHTJA E SULMEVE KIBERNETIKE/ Vlaidmir Putin: I dorëzojmë hakerët nëse edhe SHBA-ja vepron njëjtë

14 June, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën gjë e bën edhe Uashingtoni. Ai tha se kjo mund të arrihej përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Putin i bëri komentet në një intervistë për televizionin shtetëror përpara një samiti me presidentin amerikan, Joe Biden, që pritet të mbahet me 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Putini tha se pret që takimi i Gjenevës të ndihmojë në vendosjen e dialogut dypalësh dhe ringjalljen e kontakteve personale.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden në takim do të ngrisë çështjen e sulmeve kibernetike, të cilat kanë tensionuar raportet mes dy vendeve.

Kjo çështje është në qendër të vëmendjes, pasi një grup kriminal kibernetik që autoritetet amerikane thanë se operon nga Rusia, sulmoi rrjetin e një gazsjellësi në SHBA duke kërkuar një shpërblim. Disa javë më pas hakerët sulmuan edhe fabrikën më të madhe për përpunimin e mishit në botë.

SHBA-ja prej kohësh e ka akuzuar Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Përveç sulmeve kibernetike, presidenti Biden pritet të diskutojë edhe për veprimet e Moskës në Ukrainë dhe trajtimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Por, udhëheqësi amerikan gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” me Moskën në mënyrë që të punojnë bashkë për çështje të përbashkëta strategjike, siç janë kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EURO 2020"/ Spanja dhe Polonia në fushën e blertë, ja tre sfidat interesante të ditës së sotme...
Previous article U GJET I PAJETËNË REZERVUARIN E GJANÇIT/ 25-vjeçari ishte me duar të lidhura. Dy pistat e hetimit për vdekjen e tij

Delo.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

TRUMP MBETI PA NOBELIN E PAQES/ "Shpërthen" ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’ Botë

TRUMP MBETI PA NOBELIN E PAQES/ "Shpërthen" ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT