• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë

11 September, 2018 k.autor Rajon

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç është takuar me senatorin amerikan, Ron Johnson.

Aty ai ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi si dhe kontributin e SHBA-ve në arritjen e saj.

Megjithatë, Vuçiç bëri të ditur që pikëpamjet e senatorit Johnson për Kosovën ndryshojnë me të tijat, transmeton lajmi.net.

“Dua të falënderoj presidentin Trump, zëvendëspresidentin Pens si dhe Senatorin Johnson, i cili dëshiron t’i dëgjojë pikëpamjet e Serbisë dhe Beogradit. Ne jo gjithëherë kemi të njëjtat pikëpamje, mirëpo sërish po flasim për këtë”, ka thënë Vuçiç në një konferencë për media.

Siç bëri të ditur ai, së bashku me senatorin u pajtuan që të ketë më shumë ndërhyrje dhe ndihmesë nga shtetet e regjionit dhe botës në çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën.

E vëmendja kryesore shkoi tek pyetja për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Aty Vuçiç u përgjigj se nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë.

“Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje pa SHBA-të, Gjermaninë apo Rusinë. Çdo marrëveshje është e vështirë, gati e paarritshme, por duhet të japim gjithçka për të. Mendoj që edhe fuqitë e mëdha duhet ta stimulojnë këtë dialog”, ka thënë Vuçiç.

Siç tha Vuçiç, Rusia ka qenë gjithmonë në anën e Serbisë, ashtu siç kanë qenë SHBA-të dhe Gjermania në anën e Kosovës kur është shpallur pavarësia.

Kjo sipas tij është një arsye se pse duhet të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për të gjitha palët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË HASH DREKË ME NJË GRUA,ARRESTOHESH/ Ja ku ndodh... (FOTO)
Previous article SHPENZIME REKORD NGA TË HUAJT NË VEND/ Shqiptarët lanë jashtë 624 milionë euro

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT