• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Thaçi: Jam kundër që të ketë lëvizje, por korrigjim të tyre
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Thaçi: Jam kundër që të ketë lëvizje, por korrigjim të tyre

14 August, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i fokusuar që komunat e Luginës së Preshevës të integrohen në Kosovë.

Në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se do ta shtyjë këtë ide përpara, por duke thënë në anën tjetër se është kundër lëvizjes së kufijve.

“Jam kundër lëvizjes së kufijve, por për korrigjim të kufijve”, është shprehur Thaçi.

“Nuk flas në emër të askujt dhe autoritetin tim dhe në emër të idesë sime [bashkimin e Luginës me Kosovën]. Kjo do ta fuqizonte shtetin e Kosovës. Ne duhet të jetojmë në paqe të përhershme me Serbinë. Kundërshtarët e marrëveshjes po tregohen naivë dhe injorant që të shohin në hartën e veprimeve strategjike. SHBA dhe BE nuk e do Kosovën në status-quo”, ka deklaruar Thaçi.

“Kush pretendon se bëjë zhurma të rrejshme nuk merrem me ta. Kosova ka territorin e vet dhe do t’i ketë kufijtë e vet dhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’i bashkohen Kosovës sipas kësaj marrëveshjeje. Me arritjen e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

Thaçi ka thënë se Kosova duhet të marrë vendimet për vete duke shtuar se çështja e saj nuk mund të mendohet se mund ta mbajë peng botën.

“ Ne duhet të marrim vendimet tona për vendin tonë. Kosova nuk mund të mbetet viktimë e procesit në Bosnjë. Përmes korrigjimit do të mund të evitohet bosnjëzimi i Kosovës”.

“Asnjë nënshkrim që kam hedhur nuk e kam marrë kokë në vete por kanë qenë të koordinuara me NATO, ShBA dhe edhe në të ardhmen do të jetë kështu – në koordinim me miqtë tanë”.

Më tej Thaçi ka thënë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, do të jenë qytetarët që përmes referendumit do të tregojnë nëse janë pro ose kundër saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I FUNDIT/ Shkëndija do “trenin” e Champions League, zbardhen formacionet zyrtare
Previous article "JAM VAJZË E VETME"/ 10 sekrete që nuk i paskemi ditur për Ronela Hajatin

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

VENDIMI I HAGËS/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Padrejtësi e papranueshme, vendimi duhet korrigjuar në Apel Rajon

VENDIMI I HAGËS/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Padrejtësi e papranueshme, vendimi duhet korrigjuar në Apel

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT