• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Reuters: Çdo ndryshim në rajonin e Ballkanit perendimor është i rrezikshëm, BE duhet të…
Home
Shqipëri

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Reuters: Çdo ndryshim në rajonin e Ballkanit perendimor është i rrezikshëm, BE duhet të…

20 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Tema e mundësisë së ndryshmit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ka qenë në fokus të shumë mediave ndërkombëtare. Mes tyre gazeta austriake “Der Standard” dhe agjencia “Reuters” kanë publikuar artikuj ku pozicionohen kundër ndryshimit të kufijve.

Agjencia e lajmeve “Reuters” në një shkrim të Andreas Rinke shkruan se “çdo ndryshim kufiri në rajonin e Ballkanit perëndimor është i rrezikshëm”.

Reuters citon drejtorin e Institutit për Evropën Juglindore në Universitetin e  Regensburgut, Ulf Brunnbauer, të ketë thënë se “po të ndodhë ndryshimi i kufijve të Kosovës, atëherë kjo do të trimëronte serbët e Bosnjës që të ndanin Republikën serbe dhe t’ia bashkëngjisin Serbisë. BE është fajtore për hezitimin për debatin e kufijve në Ballkan, thekson Brunnbauer, citon Reuters.

Sipas tij, Franca dhe Holanda janë fajtorë që po kundërshtojnë hapjen e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në. Ky vakum i BE-së po shfrytëzohet pastaj nga vende si Rusia, Kina dhe Turqia, ka cituar Reuters ekspertin gjerman Ulf Brunnbauer.

Ndërkaq, edhe gazeta austriake është marrë sot me këtë çështje.
“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë do t’ia hiqte Rusisë letrën kryesore nga dora”.

Kështu citohet të ketë thënë  për gazetën austriake “Der Standard”, drejtuesi i Qendrës për Evropën juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Biber.

“Rusia po shfrytëzon dobësitë e të tjerëve në Ballkan”, thotë Biber, teksa ka shtuar se ky ndikim mund të përmbyset vetëm përmes një angazhimi të fuqishëm të BE-së dhe të një ambivalence të Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, transmeton Der Standard.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET MILANI/ U diagnostikua me probleme në zemër, ja sa do të MUNGOJË STERNIC
Previous article PO SHKËLQEN/ Mendy premton të sakrifikojë rrjetet sociale për të kënaqur “shefin” Guardiola

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT