• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE: Reagojnë ish-diplomatët e BOSNJES: “Tregtia e territoreve” Kosovë-Serbi do të shkatërronte edhe…
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE: Reagojnë ish-diplomatët e BOSNJES: “Tregtia e territoreve” Kosovë-Serbi do të shkatërronte edhe…

30 August, 2018 k.autor Rajon

Ish-përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë në Bosnje dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling, i shkruan letër të hapur shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ku iu bënë thirrje që të heqin dorë nga planet për “tregtinë e territoreve” midis Serbisë dhe Kosovës, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ne letër, ata shprehën shqetësim nga, siç thanë, deklaratat e disa zyrtarëve të BE-së se do të ishin të gatshëm të mbështesnin një marrëveshje midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, e cila do të përfshinte transferime të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës përmes të ashtuquajturit korrigjim.

Të tre ata shprehën brengën se ndryshimi i tillë i kufijve në rajon nuk do t’i zgjidhë ndarjet në Ballkan, porse do t’i thellojë.

“E njohim Bosnje dhe Hercegovinën mjaft mirë, andaj konsiderojmë se një veprim i tillë do t’i trimëronte dhe frymëzonte ata që e duan shpërbërjen e Bosnjës”, shkruan mes tjerash Ashdown, Bildt dhe Schwarz-Schilling.

Megjithatë, ata theksuan se nuk mund të tërhiqen paralele midis Bosnjës dhe Kosovës.

Ideja për korrigjim kufijsh është shpalosur nga Thaçi dhe Vuçiq si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis vendeve të tyre.

Ideja ka nxitur reagime për dhe kundër si të autoriteteve vendore, ashtu edhe të atyre ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITA" E VETINGUT/ Procesi RINIS në shtator, DORËHIQET nga detyra gjyqtarja e Durrësit (SKEDA)
Previous article SHBA dhe NASA me plan të veçantë: Do ikim në planetin Mars

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT