• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Merkel: Marrëveshja e mundshme me Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për Ballkanin
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Merkel: Marrëveshja e mundshme me Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për Ballkanin

28 August, 2018 k.autor Rajon

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se marrëveshja e mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë për modifikimin e kufirit të tyre të përbashkët mund të ketë pasoja në rajonet tjera të Ballkanit.

Merkel i bëri këto komente gjatë një konference për media në Berlin së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkovic.

“Ne natyrisht se i mbështesim të gjitha bisedat, që mund të çojnë drejt qëllimit, por në të njëjtën kohë, themi se integriteti territorial ashtu siç është tani është një vlerë e rëndësishme”, tha Merkel.

Ajo paralajmëroi se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për territorin e tyre kufitar mund të krijojë precedent dhe mund të çojë në negociata të ngjashme në vendet e tjera të Ballkanit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që negociatat në një vend të mos çojnë në negociata në një vend tjetër”, u shpreh Merkel.

Pllenkovic në anën tjetër tha se duhet të respektohen kufijtë dhe se çdo ndryshim territorial mund të ndikojë në pjesë tjera të Ballkanit dhe të çojë drejt jostabilitetit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Presidenti Thaçi ka thënë sot përmes një postimi në Facebook se përkrah bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si pjesë të territorit të Kosovës, mirëpo është kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.

Thaçi e Vuçiç do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUDIO PËRGJIMI DHE DENAR BIBA/ Prokuroria nis verifikimet për shantazhin e gjyqtarit
Previous article MOURINHO PRANË SHKARKIMIT/ Ja kandidatët për të zëvëndësuar portugezin tek Man United

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT