• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA  E KUFIJVE/ Hoxhaj: Kosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Hoxhaj: Kosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë

12 September, 2018 k.autor Rajon

Kosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë, gjë që do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparonin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e shumta deri pranverën e ardhshme, tha të martën për agjencinë Reuters, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Një marrëveshje është parakusht për dy vendet që të hyjnë në Bashkimin Evropian. Beogradi dhe Prishtina u angazhuan për një dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013 por që atëherë nuk është arritur pothuajse asnjë përparim.

I pyetur se kur pret që të arrihet marrëveshja, Hoxhaj i tha agjencisë Reuters: “Mendoj ose nga fundi i vitit, ose pranverën e ardhshme, duhet të kemi arritur në atë pikë”. Duke folur në Bled të Sllovenisë ku ndodhej për një forum mbi politikën dhe biznesit, zoti Hoxhaj tha se Kosova do të nënshkruante vetëm një marrëveshje që përfshin njohjen e saj. “Ne nuk mund të nënshkruajmë asnjë marrëveshje tjetër”, tha ai. Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç “është njeriu i fundit që do të besonim”.

Por ai shprehu shpresën se besimi mund të ndërtohet gjatë procesit të negociatave, duke thënë se nuk ka asnjë njeri tjetër me të cilin të negociohet, pasi “ai kontrollon çdo gjë në Serbi”. Hoxhaj tha se nuk mund të pohonte se çfarë do të përfshinte marrëveshja, por la të kuptohej se një shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është ende në tryezë. “Se çfarë elementesh do të kishte marrëveshja, është herët të thuhet, sepse jemi në fazën e parë të negociatave”, tha zoti Hoxhaj për Reuters, duke mos dhënë detaje për territoret e mundshme që do të shkëmbeheshin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËTOI GJASHTË PERSONA"/ Kush është "heroi" shqiptar që iu dha leje qëndrimi në Francë (EMRI)
Previous article MODRIÇ NUK HEQ DORË/ Kroati kërkon të bashkohet me Interin në janar

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT