• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇËSHTJA E INCENERATORËVE/ Kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian
Home
Breaking News

ÇËSHTJA E INCENERATORËVE/ Kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

6 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar çështjen gjyqësore ndaj shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, duke hedhur poshtë akuzat që kishin nxitur një valë hetimesh dhe debati publik në vend për të ashtuquajturën çështjen e inceneratorëve.

Në mbyllje të procesit gjyqësor, të zhvilluar pranë Dhomës Penale të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, është përfunduar se të gjitha pretendimet e mëparshme të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti ndaj Veliajt janë të pavërteta. Mësohet se vetë shtetasi italian gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se nuk ka pasur asnjë takim, komunikim apo marrëdhënie me kryebashkiakun, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Longinotti pranon gjithashtu se deklaratat e bëra në media, përfshirë intervista televizive, kanë qenë të motivuara nga premtime për përfitime financiare, duke ngritur dyshime serioze mbi besueshmërinë e burimeve që nxitën hetimin fillestar.

Vendimi i gjykatës konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi rrëzon bazën e akuzave që çuan në një proces të gjatë verifikimesh dhe presioni publik ndaj Veliajt dhe familjes së tij për çështjen e inceneratorëve, dhe duke u përdorur si alibi nga kundërshtarët për zhvillimin e protestave të dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës për një periudhe mbi një vjeçare.

Reagimet pas vendimit kanë qenë të shumta, ndërsa mbështetësit e Veliajt e konsiderojnë këtë si një rikthim të së vërtetës dhe një goditje ndaj asaj që ata e cilësojnë si “fabrikim akuzash” me motive politike dhe mediatike.

Pas pranimit të shpifjes dhe ndjesës nga z. Longinotti, avokatët e Veliajt nuk kanë kërkuar dënim të mëtejshëm, duke u mjaftuar me zbardhjen e të vërtetës. “Qëllimi i klientit tonë është e vërteta, jo dënimi i njerëzve të përdorur për luftë politike. Ky qëllim u arrit me pranimin e fajit nga i akuzuari për shpifje.”

Vetë Veliaj ka deklaruar se do të vijojë betejën ligjore për të mbrojtur integritetin e tij dhe për të nxjerrë në pah përgjegjësit e dëmit të shkaktuar, duke theksuar se rasti duhet të shërbejë si një mësim për përgjegjësinë që mbartin deklaratat publike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË IRAN/ Ekzekutohet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare, Teherani akuzon SHBA dhe Izraelin për sulmin
Previous article BRENDA MUAJIT KALIMI NË TUNELIN E LLOGARASË ME PAGESË/ Ja sa do të jenë tarifat

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT