Departamenti i Policisë Beverly Hills ka dërguar 2 raste “Harvey Weinstein” në Zyrën e Prokurorit të Qarkut të Los Angeles.
Mësohet se po shqyrtohen aktualisht rezultatet e 2 hetimeve të Departamentit të policisë së Beverly Hills (BHPD). Është një hap i madh, pasi asnjë hetim penal i Weinstein nuk është zgjatur kaq shumë. Hapi i ardhshëm do të ishte për të vendosur nëse ka prova të mjaftueshme për t’ju ngarkuar mbi Weinstein-it.
Në tetor, policët e Beverly Hills njoftuan se do të hetonin akuzat kundër Weinstein dhe drejtorit James Toback. Na thuhet se policia gjithashtu ka dërguar 5 raste Toback për shqyrtim. Përgatiti:AlpeNews.al


