Me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev, sonte do të mbahet takim i liderëve të partive politike të cilat kanë dhënë mbështetje për referendumin që duhet të mbahet më 31 shtator dhe proceseve të cilat janë në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk.
Temë e takimit të sontëm është referendumi dhe qëllimi më i rëndësishëm politik – shtetëror: rruga euroatlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritetet prej të cilave varet ardhmëria e shtetit dhe të gjithë qytetarëve, kumtojnë nga LSDM.
Takimi do të mbahet në “Holiady Inn” në Shkup, me fillim në ora 20:00.


