• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E EMRIT/ Maqedonia kundër Greqisë: Nuk mund ta zgjedhë sipas preferencave të saj
Home
Rajon

ÇËSHTJA E EMRIT/ Maqedonia kundër Greqisë: Nuk mund ta zgjedhë sipas preferencave të saj

20 May, 2018 F.autor Rajon

Nuk mundet Athina të përzgjedhë elemente nga pakoja e emrit që u arrit në Sofje në bazë të preferencave të saj, të pranojë atë që i pëlqen dhe ta refuzojë atë për të cilën ka reagime në opinionin grek dhe qarqet politike’. Kjo është përgjigja e Qeverisë së Maqedonisë ndaj njoftimit nga kabineti i kryeministrit grek Aleksis Cipras ku thuajse drejtpërdrejtë u hodh poshtë emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, por njëkohësisht u përshëndet pranimi i një emri për përdorim të përgjithshëm. Sipas njeriut të dytë të Qeverisë, Shekerinska, propozimi është bazë për marrëveshje të përgjithshme e jo të pjesshme.

“Nga momenti i parë e deri më sot, edhe negociatorët maqedonas edhe ata grek deklaronin se ose do të kemi marrëveshje për çdo gjë ose nuk do të kemi fare marrëveshje. Pakot janë ato që nuk mund të hapen dhe secili të zgjedhë çfarë dëshiron, porse kërkojmë zgjidhje që do të jep përgjigje për të gjitha pyetjet dhe që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja e tillë vetëm se u arrit mes dy ministrave, më pas pajtimi parimor u dha edhe nga të dy kryeministrat dhe kjo është pako që nuk mund të ndahet në copëza”– deklaroi zv- kryeministrja Radmilla Sheqerinska.

Pasi Cipras njoftoi se zgjidhja duhet të kërkohet në përcaktimin gjeografik apo kohor, mediat greke shkruajnë se në tavolinë kthehen sërish propozimet Maqedonia “E epërme” dhe “E re”. Por sipas Shekerinskës, me këtë propozim pako është arritur synimi për zgjidhje, që do të jetë pozitive edhe për Maqedoninë dhe për Greqinë dhe ofron mundësi të gjithë nga ky proces të dalin fitues.

“Ne edhe më tej konsiderojmë se kjo pako- zgjidhje jep përgjigje ndaj pritjeve dhe interesave të Maqedonisë dhe Greqisë. Çdo thyerje e një pjese të pakos, e rrezikon tërë pakon. Nuk duam ta lëshojmë këtë rast dhe për këtë edhe kryeministri dje dërgoi mesazhe politikanëve dhe opinionit grek, por edhe deri tek ata që marrin vendime në Maqedoni dhe qytetarëve të Maqedonisë, se kemi zgjidhje që për herë të parë do të jep përgjigje ndaj pritjeve dhe interesave të të dyja palëve, do ta përforcojë identitetin tonë dhe miqësitë mes dy vendeve”– theksoi Sheqerinska.

Kryeministri Zaev dje u shpreh se ‘Republika Ilinditase e Maqedonisë’ ka qenë zgjidhja e pranuar për të dyja palët në Sofje. Emri do të ishte për përdorim të përgjithshëm, që nënkupton edhe ndryshimet kushtetuese. Maqedonia në të kundërtën fiton emërim të pastër të gjuhës si Maqedonas si dhe mbajtjen e kodeve ndërkombëtare MKD/MK. Për dallim nga Zaev i cili dje publikisht e vërtetoi marrëveshjen e Sofjes, Cipras u distancua nga emri Republika Ilinditase e Maqedonisë, zgjidhje për të cilën ai dhe ministri i tij i jashtëm fillimisht ishin pajtuar./Alsat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSHË KRUJË/ Aksidentohet motori me targa greke, 29 vjeçari në gjendje të rëndë dërgohet... (EMRI)
Previous article Akuzohet egërsisht nga tifozët e United, Mourinho mbyll profilin në Instagram

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT