• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E EMIGRANTËVE/ Protesta në Berlin dhe Hamburg: Mos i lini të mbyten në det
Home
Europë

ÇËSHTJA E EMIGRANTËVE/ Protesta në Berlin dhe Hamburg: Mos i lini të mbyten në det

3 September, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Në kohën kur Italia u bllokon hyrjen, e në pjesë të ndryshme të Europës është rritur pakënaqësia ndaj vërshimit të emigrantëve, gati 20 mijë vetë marshuan në Berlin dhe Hamburg me një kërkesë të pazakontë.

Ata duan që Gjermania të marrë më shumë refugjatë të mbetur në det. “Hapni portet për anijet e bllokuara në Mesdhe” ishte thirrja drejtuar autoriteteve në qytetin verior të Hamburgut.

Gjatë serisë së demonstratave të organizuara nga grupi i të drejtave të njeriut “Seebrücke”, disa nga protestuesit mbanin veshur jelekë të verdhë shpëtimi, në shenjë solidariteti me mijëra emigrantët që largohen nga pjesë të ndryshme të Afrikës, duke marrë rrugën e mbushur plot rreziqe të Europës.

“Seebrücke në vend të Seehofer” shkruhej në disa prej pankartave, një referencë e qartë kjo ndaj ministrit të Brendshëm, ndjekës të linjës së ashpër. Marshuesit në Hamburg kërkuan shpëtimin e emigrantëve në det. Në një linjë me ta ishte dhe peshkopja protestante e këtij qyteti, Kirsten Fehrs.

“Ne nuk duhet të lejojmë që refugjatët të mbyten në det, e as që të keqtrajtohen. Nëse lejojmë që kjo të ndodhë, do të thotë se jemi edhe vet në rrugën drejt barbarisë”, tha Kirsten Fehrs, peshkope protestante.

Edhe në Berlin, grupe njerëzish marshuan nga sheshi “Molkenmarkt” deri në Portën e Brandenburgut, me thirrjet që kryeqyteti gjerman të kthehet në një parajsë të sigurtë për refugjatët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITI 79 MIJË LEKË NË MARKET ME PISTOLETË LODËR/ Kush është 27 vjeçari... (FOTO)
Previous article Çështja MODRIC-INTER/ FIFA jep përgjigjen për të dyja klubet, PENALITET...

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT