• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇESHTJA E DETIT/ Ministri Bushati për mediat: Të vendosur për ta çuar përpara djalogun
Home
Shqipëri

ÇESHTJA E DETIT/ Ministri Bushati për mediat: Të vendosur për ta çuar përpara djalogun

18 July, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në dalje të Komisionit të Jashtëm, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me negociatat me Greqinë. Bushati ka thënë nuk ka marrëveshje për ndryshim kufijsh por për një proces teknik për mirëmbajtjen e piramidave tokësore.

Po diskutojmë me palën greke. Opinioni publik është informuar. Kemi një marrëveshje në diskutim dhe 2 projekt marrëveshje një për piramidat dhe një për menaxhimin.

Është një komunikim institucional, kemi shkuar përtej detyrimeve që cakton ligji. E kam thënë që s’ka arsye për protagonizëm. Jemi pjesë e një ekipi.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
I pyetur për rolin e presidentit Meta dhe për firmosjen e një marrëveshjeje, Bushati ka thënë se presidenti e ka dhënë autorizimin dhe se me dosjen voluminoze po merren ekspertët.

Këtë që ju thoni unë se di. Unë di që shteti shqiptar funx mbi rregulla. Presidenti për çështjen e marrëveshjes ka lëshuar një autorizim për Ministrin e Jashtëm, kemi përgatitur aktin e plotfuqisë. Delegacioni përfaqëson interesat e shtetit shqiptar. Ka një dosje voluminoze mbi 1 mijë faqe që janë pjesë e punës së ekspertëve. Për çdo proces të ngjashëm flasim në një zë.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
Bushati ka thënë se nga Partia Demokratike po dizinformon publikun. Ai iu referua deklaratave për Çamërinë, e atyre për pikat e naftës në det.

Ka shumë dizinformim sidomos nga PD. Flitet për km katrorë det, për zona potencialisht naftëmbajtëse, për fshirje të nocionit të çështjes çame, është e qartë që ka një tentativë të orkestruar për t’a mbajtur këtë marrëdhënie në tension. Jemi të vendosur për t’a mbajtur këtë deri në 1. Kemi një plus në raport me Greqinë, kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që na thotë qartë çfarë s’duhet të bëjmë. I kemi qëndruar konform këtij vendimi. S’duhet ta ushqejmë opinionin publik me iluzione. Greqia s’ka humbur asnjë luftë me ne, as ne me ata.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
Bushati tha se nuk ka një marrëveshje për ndryshim kufijsh por nga ana tjetër nuk dha afate. I pyetur për deklaratën e Hahn se negociatat me Greqinë do të mbyllen brenda dy javësh, Bushati tha se ky proces kërkon kohë.

I vetmi që bën sikur se ka kuptuar është Berisha, s’bëhet fjalë për ristrukturim kufijsh. Janë aktet ndërkombëtare, bëhet fjalë për një proces teknik për mirëmbajtjen e piramidave. Kemi një marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera kufitare. Ligji është i qartë. Për çdo raund bisedimesh,në momentin që do të mbyllen negociatat në planin teknik, kërkojmë autorizim nga Presidenti për të nënshkruar marrëveshje. Negociatat s’kanë përfunduar. Nuk e konfirmoj dot që mbyllen brenda dy javësh, procesi kërkon kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Interi ngre “murin”, ja plani i Spaletit kundër… Ronaldos (FOTO)
Previous article Pas largimit nga top-chanel/ Bora Zemani përgatitet të nisë punë në tjetër televizion

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT