• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E “BREXIT” PRANË FINALIZIMIT/ Raporti i FMN: Goditje e fortë, ja humbja që sjell për BE-në
Home
Europë

ÇËSHTJA E “BREXIT” PRANË FINALIZIMIT/ Raporti i FMN: Goditje e fortë, ja humbja që sjell për BE-në

20 July, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Vendet e Bashkimit Europian do të pësojnë një goditje në ekonomi që do të jetë ekuivalente me 1.5% të prodhimit vjetor, nëse Britania del pa arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Britania pritet të dalë në 29 Mars të vitit të ardhshëm dhe Kryeministrja Theresa May nuk ka arritur ende në një konsensus me Partinë Konservatore për marrëdhënien që do të ketë me bllokun.

Humbja e prodhimit ekonomik në BE në rastin e mos arritjes së një marrëveshjeje, do të arrijë në rreth 250 miliardë dollarë, bazuar në vlerësimet e FMN mbi përmasën e ekonomisë së BE përjashtuar Britaninë këtë vit.

Humbja në punësim do të arrijë në një total prej 0.7% të fuqisë punëtore në BE, apo në më shumë se 1 milionë vende pune. Koha e këtyre humbjeve do të varet nga kohëzgjatja e marrëveshjeve tranzitore pas Brexit, por me shumë gjasa do të duhen 5-10 vite që të ndihen plotësisht.

Ndërkohë që Britania dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një plan të tranzicionit në Mars që të ruajë status quo-n deri në fund të 2020-ës, kjo marrëveshje nuk është ratifikuar ende dhe rrezikon që të prishet nëse arrihet një dakordësi mbi objektivat afat-gjatë.

Irlanda do të pësojë goditjen më të madhe për shkak të lidhjeve të forta tregtare me Britaninë, ndjekur nga Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu. Gjermania do të ketë dëme gjithashtu për shkak të zinxhirëve industralë të furnizimit.

Duke parë vetëm ndikimin tregtar, Irlanda mund të humbasë rreth 4% të prodhimit.  Britania ka argumentuar se është në interes të Bashkimit Europian që të ketë një qasje fleksibël ndaj Brexit.

Shumë politikanë britanikë kanë thënë se vendi duhet të dalë nga BE dhe të tregtojë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që është skenari i FMN, nëse Europa bën shumë pak lehtësime.

Dëmi ekonomik nga Brexit do të jetë minimal nëse Britania adapton një “soft Brexit” të stilit norvegjez, duke qenë pjesëmarrës në Zonën Ekonomike Europiane, gjë të cilën May e ka refuzuar  pasi do të kërkonte respektimin e rregullave të BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHELSEA do Vesinon/ Interi e SHET për një lojtar të madh (DETAJE)
Previous article "EFEKTI SARRI"/ Chelsea gjen në kampionatin italian zëvendësuesin e Courtois

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT