• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇËSHTJA “ÇEZ”/ Prokuroria e Tiranës firmos fletë thirrjen për Shkëlzen Berishën. Pas tij edhe “sekseri”…
Home
Aktualitet
Drejtësi

ÇËSHTJA “ÇEZ”/ Prokuroria e Tiranës firmos fletë thirrjen për Shkëlzen Berishën. Pas tij edhe “sekseri”…

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime për Report Tv konfirmojnë fletëthirrjen e organit të akuzës dhe pohojnë se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen “CEZ”. Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te shoqëria çeke “CEZ”.

Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin “CEZ”, por në të treja prezencat përpara këtij komisioni nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin.
Lidhja e Shkëlzen Berishës në privatizimin e OSSH
Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara në një dëshmi përpara komisionit hetimor për CEZ rreth një vit më parë, akuzoi Shkëlzen Berishën se ka qenë njeriu që ka negociuar marrëveshjen me çekët bashkë me sekserin Nuel Kalaj. Edhe sipas provave të mbledhura nga komisioni hetimor, rezultonte se Shkëlzen Berisha kishte zhvilluar negociata me drejtuesit çek të kompanisë.

Po sipas fakteve të komisionit, Nuel Kalaj, bashkëpunëtori i Shkëlzen Berishës, ka kryer transaksione bankare në vlerën e 7 milionë euro vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës dhe pasi ishte realizuar privatizimi i OSSH-së.

Emaili i ish-drejtorit të CEZ
Një nga provat e administruara nga komisioni hetimor, ka qenë edhe emailet e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dërguar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, duke e informuar rreth takimit të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe të birin e tij.

Së dyti, nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Shkëlzeni dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar në një avion drejt Vjenës. Po sipas provave të siguruara nga komisioni, një tjetër element dyshues ishte se llogaria bankare e Shkëlzenit ishte shtuar me 300 mijë euro vitin që Nuel Kalaj tërhoqi nga banka 7 milionë euro. Sikurse, dëshmitari Romeo Kara ka folur publikisht për lidhje të Shkëlzenit me Nuel Kalajn.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Nuel Kalajn, ndërsa vetë ky i fundit, i cili nuk u paraqit asnjëherë në komision për të dëshmuar, pavarësisht thirrjeve dhe urdhrit për t’u shoqëruar nga policia, ka thënë se i vetmi rol i tij ka qenë ai patriotik, për të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këmbëngulja shpërblehet, shkëlqen Armando Sadiku
Previous article Ndjenja e fitores, Strakosha e tregon me një... foto

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT