• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA ÇAME/ Idrizi flet për negociatat: Janë zgjidhur vetëm problemet e Greqisë me Shqipërinë
Home
Shqipëri

ÇËSHTJA ÇAME/ Idrizi flet për negociatat: Janë zgjidhur vetëm problemet e Greqisë me Shqipërinë

6 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin “Studio e hapur” tha se nuk ka dijeni më shumë për bisedimet se sa ajo që di publiku, por tha se çështja çame nuk mund të evitohet dhe se për të ka disa dokumente, mes tyre një rezolutë të parlamentit. Megjithatë Idrizi u shpreh se deri tani sipas tij janë zgjidhur vetëm problemet e Greqisë nga bisedimet në Kretë dhe në Korçë.

Ju sa informacion keni për negociatata Shqipëri-Greqi?

Besoj që përtej çështjes çame janë edhe shumë çështje të tjera. Kam po aq dijeni sa keni ju. Di që zoti Bushati në mënyrë të përsëritur tha që ne po i diskutojmë të gjitha çështjet. Ka një shqetësim të madh të opinionit publik sepse Kotzias ka deklaruar që çështja çame nuk është diskutuar apo që palët kanë rënë dakord që të shtyhet me 12 milje kufiri detar. Diçka mund ta them që është një diskutim publik i pazakontë i ministrit të jashtëm të Shqipërisë, që ndërkohë që nuk thotë gjë për opinionin publik shqiptar, direkt kemi Kotzias që shqetëson opinionin me deklaratat e tij. Ne e dimë që për herë të parë qeveria shqiptare ka një listë problematike me Greqinë po deri sot kemi parë që kanë avancuar vetëm problemet që ka pasur Greqia me Shqipërinë, toponimet, ligji për varrezat, për minoritetet.

Keni një reagim për deklaratat e presisdentit grek për çështjen çame?

Çudi që një vend i BE-së të shprehet në këtë mënyrë. Presidenti grek është shprehur në mënyrë të përsëritur, e katërta herë. Më duhet të kujtoj faktin që kam pritur disa herë që autoritetet shqiptare t’i japin një përgjigje pres të Greqisë. Në tre rastet e para askush nuk i ka dhënë përgjigje.

Çfarë i konsideroni këto deklarata të presidentit grek?

Është president i një vendi që nuk është kampion për të drejtat e njeriut.

A hedh dritë mbi negociatat?
Jam i prirur të fokusohem në disa elementë. E para që çështja çame bashkë me çështjet e tjera, nuk është çështje që mund ta marrë apo lërë kushdo si të dojë. Janë disa dokumente udhërrëfyes që askush nuk mund t’i tejkalojë apo rezoluta çame. Çështja e çamëve të Çamërisë është e mbështetur mbi dokumente.

Sipas jush këto deklarata mbi çështjen çame, cila është e vërteta? Kush po e bën lojën?

Verbi publik që kanë zgjedhur nuk është korrekt. Nuk e di çfarë është biseduar në ato 3 ditë në Kretë dhe në Korçë por jam i prirur të besoj që ministri i jashtëm duhet të ketë kryer detyrimin kushtetues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dokumenti i 1958/ Tepelena alarmoi “Partinë” për kriminalitetin e lartë
Previous article IDE GJENIALE! I riu që kishte 21 të dashura nëpër botë, me qëllim për të mos paguar hotelet

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT