• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTHA E KUFIJVE/ Thaçi: Komunat e banuara me shqiptarë duhet t’i bashkohen Kosovës
Home
Rajon

ÇËSHTHA E KUFIJVE/ Thaçi: Komunat e banuara me shqiptarë duhet t’i bashkohen Kosovës

10 September, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Pas këtij takimi  në një konferencë për media Thaçi ka shprehur bindjen e tij se këto komuna të banuara me shqiptarë duhet t’i bashkohen Kosovës.

“Mund të them se sot zhvilluam edhe një takim tepër të mirë, shumë produktiv dhe jashtëzakonisht domethënës me substancë të angazhimeve për të ardhmen në mes Kosovës dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Është gjithçka e qartë madje edhe vullneti i shprehur i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ky vullnet është institucionalizuar përmes përfaqësuesve të komunave, shoqatave e lëvizjeve qytetare tek institucionet e Kosovës për bashkëngjitje me Kosovë.Dihet botërisht që këtë të drejtë presidenti i Kosovës e ka mbështetur plotësisht, edhe dje e kam mbështetur fuqishëm, sot e mbështes dhe punoj edhe më fuqishëm.Do të jem edhe më i vendosur nesër e tutje që kjo e drejtë të realizohet.”, ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.

Thaçi ka shtuar se do të bëjë përpjekje maksimale që sipas tij kjo padrejtësi historike të korrigjohet.

“Do të bëjmë përpjekje maksimale që një proces paqësor i dialogut për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë të mbyllet një herë e përgjithmonë dhe kjo padrejtësi historike të korrigjohet. Gjithashtu diskutuam edhe për hapat tanë të mëtutjeshëm. Besoj fuqishëm se të gjithë në Kosovë, pa dallime politike, shoqëria civile, mediat dhe gjithë qytetarët do ta mbështesin bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanoci. Është momenti që të gjithë të ngriten mbi interesat e ngushta pasi aktualisht kjo është një kauzë e përbashkët dhe mund ta realizojmë bashkërisht. Edhe përfaqësuesit e Preshevës dhe komunave tjera të jenë pjesë e participimit në dialogun Kosovë-Serbi dhe të jenë vendimmarrës. Dhe këtë besoj se do ta përkrahë, Qeveria, Parlamenti dhe të gjithë në Kosovë .Do të jemi afër qytetarëve në këtë komuna me mundësitë tona dhe në kuadër të kësaj mirëpres idenë e tyre që të shohim përmes fondeve të ndryshme dhe nevojave të tjera që institucionet të jenë më afër dhe më aktive”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë poashtu se është prezantuar ideja e nxjerrjes së një rezolute e cila do t’u përcillet kryeparlamentarit, kryeministrit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare për bashkim të Luginës së Preshevës, Bujuanocit dhe Medvegjës.

“Për të kontribuar realizimit sa më të shpejtë të drejtave të qytetarëve dhe për t’u bashkëngjitur me Kosovën në kuadër të kësaj me përfaqësuesit e komunave është prezantuar ideja e nxjerrjes së një rezolute e  cila do të dërgohet tek kryeparlamentari dhe kryeministri, një draftrezolutë që do të  bëhet publike që Kuvendi në të ardhme të tregojë mbështetjen unike për bashkimin e Preshevës me Kosovën”, ka përfunduar Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET FUTBOLLI FRANCEZ/ Talenti 19-vjeçar vritet me breshëri kallashnikovi
Previous article KUSHTET NË SHKOLLA/ Manastirliu: Inspektime në çdo institucion arsimor për të garantuar standartet

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT