• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CERTIFIKOHEN TË RINJTË E PROJEKTIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË TIRANËS/ Veliaj: Mos u dorëzoni…
Home
Politikë

CERTIFIKOHEN TË RINJTË E PROJEKTIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË TIRANËS/ Veliaj: Mos u dorëzoni…

25 July, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mirëpritur një grup të rinjsh të cilët u bënë pjesë e projektit të përfshirjes në zhvillimin ekonomik të Tiranës. Duke përgëzuar të rinjtë për angazhimin në jetën publike të kryeqytetit dhe kontributin e tyre për një qytet më të mirë, Veliaj tha se kjo dëshmon edhe njëherë prioritetin dhe fokusin që Bashkia u jep sot të rinjve.

“Asnjëherë s’më ka pëlqyer shprehja, ‘të rinjtë janë e ardhmja’. Të rinjtë janë e tashmja! Jo vetëm me statistikë, sepse përbëjnë 50% të popullsisë, por edhe për faktin se është pjesa më kreative dhe merr më shumë risk, sidomos në fushën e sipërmarrjes. Lumturohem kur Bashkia jonë fokusohet tek rinia ende pa filluar viti i Kryeqytetit Europian të Rinisë, pasi do të thotë se i kemi prioritet”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Por ai u ka kërkuar edhe atyre që të jenë po kaq këmbëngulës dhe të mos dorëzohen përpara pengesave, që mund të hasin në rrugën e tyre.

“Pyetja është, përveç idesë për biznes, a kemi forcë karakteri? Vetëm ata që këmbëngulin, që durojnë minorancat e zhurmshme, i shkojnë deri në fund dhe ia dalin me sukses. Sikur çdo trafikant droge që ka televizor dhe që më bën presion t’ia arrinte me sukses, unë do të isha dorëzuar. Por, po të dorëzohem, fiton trafikanti, dhe pastaj do jetë shumë e vështirë për secilin prej jush, se do thonë, ‘derisa u dorëzua Lali, këta qenkan më të fortë se ne’. Po të dorëzohem unë me portalet ‘Jeta është gallatë’, që vënë gjoba përditë, – unë e di, duan apartamente, duan lekë, por apartamentet janë për ata që kanë nevojë, jo për gjobaxhinjtë që nuk ngopen, – pastaj portali do vijë tek ju e do thotë, “A doni që të ecë biznesi yt? Paguaj lekët, ose do themi që limonada, apo hamburgeri yt është i helmuar!”, u shpreh Veliaj.

 

 

Në fund, kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë edhe certifikatat për të rinjtë, që u bënë pjesë e këtij programi mbështetës së Bashkisë së Tiranës për iniciativat rinore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET I RIU NË LEZHË/ I vodhi një gruaje 3 celularë, para e bizhuteri. Policia i gjeti në…
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë plagosur rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT