• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Certifikohen në Akademinë e Sigurisë 25 punonjësit e parë të Policisë Bashkiake
Home
Sociale

Certifikohen në Akademinë e Sigurisë 25 punonjësit e parë të Policisë Bashkiake

16 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Punonjësit e Policisë Bashkiake po trajnohen nga Akademia e Sigurisë për t’u aftësuar në fushën e sigurisë publike.

Grupi i parë i punonjësve të kualifikuar u certifikuan në një aktivitet ku mori pjesë zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në tre vjet Policia Bashkiake nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. “Gjenerata e Policëve Bashkiakë nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit. Gjithmonë ka njerëz që mundohen të gjejnë një cen te Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake. Por, po të shohim sa rrugë kemi bërë dhe ku e morëm si shtetin, si qytetin, them se më e mira është përpara. Kemi bërë mjaftueshëm për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit edhe për ta falenderuar”, deklaroi Veliaj.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme, efektivët e Policisë Bashkiake po ndjekin një program mësimor që do të formojë dhe zhvillojë më tej aftësitë teoriko-profesionale, në shërbim të qytetarëve. Veliaj nënvizoi se në një vend si Shqipëria me problematika të mbartura nga e kaluara, është e nevojshme inkurajimi i sjelljes qytetare. “Kjo nuk është një punë që do ta bëjmë vetëm, por njerëzit mund të inkurajojnë një sjellje qytetare. Një polic i shtetit ose i bashkisë nuk është vetëm roje me uniformë i sigurisë publike. Është edhe këshilltar, edhe psikolog”, shtoi më tej kryebashkiaku.

Kreu i Bashkisë tha se puna e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit për menaxhimin e qytetit, duke rritur sigurinë dhe krijuar një imazh pozitiv për vendin, ndikojnë pozitivisht në gjithë zinxhirin ekonomik të qytetit. “Një nga arsyet pse të huajt që vijnë raportojnë për një qytet perëndimor është pikërisht se shikojnë trotuare të lira, prona publike të pavandalizuara, shikojnë një qytet ku njerëzit respektojnë semaforin, vijat e bardha, ku shohin një polic të shtetit apo të bashkisë që ndihmon fëmijët që kalojnë trotuarin. Përshtypja që jep qyteti përkthehet në një shkrim, i cili lexohet nga miliona të tjerë që nesër vijnë turistë, sjellin para për ekonominë”, theksoi ai.

Bashkia e Tiranës pritet të ndërmarrë një tjetër nismë për të rritur më tej sigurinë në kryeqytet, atë të policimit në komunitet. Veliaj tha se bashkë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është rënë dakord që në çdo njësi administrative të ketë një punonjës policie, i cili do të ketë si fokus të punës zgjidhjen e problematikave të qytetarëve në drejtim të sigurisë dhe rendit.

Ndërkaq, punonjësit e policisë mbollën edhe disa pemë në ambientet e Akademisë, duke iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vettel: Aksidenti me Max Verstappen pjesë e garës, pit-stop i avashtë vulosi humbjen
Previous article Pelé: Ja problemi që duhet të rregullojë Brazili për Botërorin

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT