• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA PËRKUJTIMORE E USHTARËVE BRITANIKË/ Nga Basha, Kryemadhi tek Majko e Xhafaj, ja kush ishin të pranishëm
Home
Politikë

CEREMONIA PËRKUJTIMORE E USHTARËVE BRITANIKË/ Nga Basha, Kryemadhi tek Majko e Xhafaj, ja kush ishin të pranishëm

13 November, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Është zhvilluar një ceremoni përkujtimore në Tiranë për ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë ceremoni të zhvilluar në varrezat e ushtarëve britanikë në Liqenin Artificial, ishin figura të larta politike të vendit, diplomatë si dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme të vendit.

Mes tyre ishin ambasadorët britanik dhe amerikan, Alastair King Smith dhe Yuri Kim. Mes politikanëve janë deputetët e PD-së, Lulzim Basha, Belind Këlliçi, Bujar Leskaj, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ndërsa nga socialsitët janë të pranishëm, Taulant Balla, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali.

Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela e drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ishin të pranishëm.

Kjo ceremoni përkujton ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Gjatë kësaj lufte 52 ushtarakë britanikë dhe të Komonuelthit u vranë në vendin tonë.

Sakrifica e tyre për shumë kohë nuk përmendej në të dhënat historike të Shqipërisë pasi Britania konsiderohej  nga regjimi i shkuar komunist, si vend imperialist armik. Në tetor 1944, 40 komando të marinës britanike  nisën një sulm për të vënë nën kontroll  qytetin  jugor të Sarandës.

Kur zbarkuan në një nga gjiret e qytetit  hasën një rezistencë të fortë nga ana e forcave gjermane. Megjithatë, ata arritën të thyenin rezistencën e këtyre forcave duke iu bashkuar forcave të partizanëve shqiptarë për të vazhduar më tej luftën.

Varrezat memoriale janë ndërtuar  në vitin 1994, në afërsi të vendit ku  autoritetet komuniste kishin varrosur trupat e  ushtarëve të rënë britanikë në një varr të përbashkët të pashënuar, nën një prej rrugëve afër ndërtesës së Universitetit të Tiranës.

ceremoniaperkujtimorebritaniket (34)ceremoniaperkujtimorebritaniket (1)ceremoniaperkujtimorebritaniket (2)ceremoniaperkujtimorebritaniket (3)ceremoniaperkujtimorebritaniket (4)ceremoniaperkujtimorebritaniket (5)ceremoniaperkujtimorebritaniket (6)ceremoniaperkujtimorebritaniket (7)ceremoniaperkujtimorebritaniket (8)ceremoniaperkujtimorebritaniket (9)ceremoniaperkujtimorebritaniket (10)ceremoniaperkujtimorebritaniket (11)ceremoniaperkujtimorebritaniket (12)ceremoniaperkujtimorebritaniket (13)ceremoniaperkujtimorebritaniket (14)ceremoniaperkujtimorebritaniket (15)ceremoniaperkujtimorebritaniket (16)ceremoniaperkujtimorebritaniket (17)ceremoniaperkujtimorebritaniket (18)ceremoniaperkujtimorebritaniket (19)ceremoniaperkujtimorebritaniket (20)ceremoniaperkujtimorebritaniket (21)ceremoniaperkujtimorebritaniket (22)ceremoniaperkujtimorebritaniket (23)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO QË PO FIKSON RRJETIN/ 5-vjeçari i jep biçikletës në rrugën plot makina ndërsa i ati e filmon
Previous article SERA ME KANABIS/ Gjykata lë në burg 11 të arrestuarit, mes tyre nënë e bijë, organizatore të aktivitetit kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT