• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CEREMONIA/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe kreu i VATRA, Elmi Berisha ngrejnë flamurin kuqezi në 110 vjetorin e Pavarësisë
Home
Sociale

CEREMONIA/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe kreu i VATRA, Elmi Berisha ngrejnë flamurin kuqezi në 110 vjetorin e Pavarësisë

29 November, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Nju Jorku është veshur kuqezi dje teksa komuniteti shqiptar në Amerikë ka organizuar ceremoninë për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë.

Në një prej shesheve kryesore të Nju Jorkut, kryebashkiaku Eric Adams dhe kryetari i Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, Elmi Berisha kanë ngritur në mënyrë simbolike flamurin kuqezi.

Teksa mori fjalën në ceremoni kryebashkiaku Adams bëri simbolin e shqiponjës me duar, çka u pasua nga duartrokitje nga të ftuarit e pranishëm.

“Nuk mund të ishit këtu për një ceremoni të flamurit, pa ngritur edhe ne flamurin tonë. Aktualisht, djali im është në Shqipëri, për të performuar dhe treguar talentin e tij. Kështu që ai më ka bërë me dije që unë nuk jam i vetmi që kam talent”, tha qytetari i parë i Nju Jorkut.

 

 

“Çfarë komuniteti! Ky komunitet ka shumë rëndësi për mua. Mbështetja juaj, fokusi, disiplina, drejtuesit e bizneseve të vogla. Ju besoni tek siguria publike. Ju besoni tek familja, ju besoni tek arsimimi dhe ju besoni në patriotizmin që përqafon vendin ku keni ardhur, teksa doni vendin tuaj, Shqipërinë. i vetmi vend në botë që ju themi t’i përbaheni kulturës suaj teksa vini këtu dhe e shkrini atë me eksperiencën amerikane. Jam i lumtur që jam këtu me zëvendësin, komisionerin tim, zyrën e çështjeve të emigrimit, komisionerin tim të çështjeve ndërkombëtare, Komisionerin Mermanstein dhe ne duam gjithashtu të vlerësojmë ambasadorin e Shqipërisë këtu znj. Faber. Mirësevini në kryeqytetin shqiptar të Amerikës. Jemi krenarë që kemi popullatën më të madhe shqiptare jashtë Shqipërisë”, u shpreh kryebashkiaku Adams.

Gjatë ceremonisë Adams ka marrë si dhuratë nga kryetari i “Vatrës” edhe një pikturë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe një portret të Nënë Terezës.

Të ftuar specialë në këtë ceremoni që mblodhi personalitete shqiptare me kontribute në komunitetin shqiptar në SHBA, ishin edhe presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Një ditë më parë Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra nderoi me titullin “Mirënjohje”, Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu në një ceremoni të zhvilluar në Nju Jork me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Aktiviteti i zhvilluar nga shoqata Vatra mblodhi me dhjetëra personalitete dhe figura me kontribut në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në 110 vjetorin e Pavarësisë kombëtare nderon me Mirënjohje z. Irfan Hysenbelliu për kontributin e dhënë në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, për ngritjen e nivelit dhe platformës mediatike dhe asaj edukative në mbarë Shqipëri dhe më gjerë, duke qenë kurdoherë një promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar”, thuhet në vlerësimin e kryetarit të Vatrës, Elmi Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MENDOVA SE NUK DO E SHIHJA KURRË"/ U rrëmbye nga dadoja, familja nga Teksasi gjen vajzën më shumë se 5 dekada më vonë
Previous article INTERVISTA/ “Askush s’mund ta pengojë protestën!”- Akademiku Artan Fuga: Liderët e BE nuk duhet të impresionohen nga...

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT