• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CEREMONIA E VARRIMIT QË INFEKTOI SHKODRËN/ 38 të prekur me COVID-19 nga i njëjti burim
Home
Breaking News

CEREMONIA E VARRIMIT QË INFEKTOI SHKODRËN/ 38 të prekur me COVID-19 nga i njëjti burim

5 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës. Aktualisht në këtë qytet numërohen 38 të prekur dhe një person humbi jetën.

Të infektuarit u përkasin 2 lagjeve Kiras dhe Dobraç ku përhapja e virusit ka qenë me ritme të shpejta.

Por si u bë papritmas Shkodra një zonë e kuqe në hartën e përhapjes së Covid-19?

Gjithçka filloi në një ceremoni varrimi në një familje në lagjen Kiras.

Edhe pse vendi kishte të paktën 10 ditë që ishte futur në karantinë dhe nuk lejoheshin grumbullimet masive të njerëzve, në mënyrë krejt të papërgjegjshme në këtë ceremoni të zhvilluar në mes te marsit, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm personash.

Një prej të pranishëmve, një vajzë, ishte kthyer pak ditë më parë nga veriu i Italisë ku ishte prekur nga koronavirusi, por nuk kishte shfaqur simptoma dhe nuk ishte në dijeni.

Aty ajo ka infektuar një grua e cila ia ka përcjellë më pas familjes së saj, përfshirë edhe fëmijëve.

2 javë pas ceremonisë janë konfirmuar si të infektuar të 6 anëtarët e familjes. Ndërsa sot, në Kiras, të prekurit janë 28, të gjithë ngai njëjti burim.

Nga ceremonia e Kirasit e ka burimin edhe vatra tjetër e të infektuarve, në lagjen Dobraç.

Ka qenë një prej pjesëmarrësve në varrim që e ka përhapur tek të paktën 9 persona të tjerë.

Edhe gruaja 80-vjeçare që humbi jetën në lagjen Draçin dyshohet se ka qenë pjesë e zinxhirit të të infektuarve nga Kirasi.

Papërgjegjshmëria e këtyre individëve që thyen rregullat e karantinës e ka shndërruar Shkodrën një prej zonave më të rrezikuara nga pandemia.

Por krahas shkeljes se ligjit nga ana e tyre, shqetësues është mos zbatimi i ligjit nga policia e Shkodrës. Policia duhet të kishte ndërhyre për mos lejuar zhvillimin e ceremonisë me pjesëmarrjen e personave të tjerë, siç ka ndodhur deri tani në të gjitha qytetet e tjera të vendit, pasi grumbullimet e tilla ishin të ndaluara kategorikisht me akt normativ, si rrezik për përhapjen e infeksionit.

Shkodranët po ashtu duken pak të sensibilizuar për rreziqet. Këto janë pamjet e marra një ditë më parë në tregun e Zdrales, me të madhit në këtë qytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Dhjetë shprehjet që koronavirusi na mësoi se i dinim gabim!
Previous article LAJM I MIRË NGA SERIE A/ Del përgjigjja e tre lojtarëve të Fiorentinës për testet e Covid-19!

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT