• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA E KURORËZIMIT/ Mbreti Charles III ‘thyen’ traditën shekullore të veshjes
Home
Jetë

CEREMONIA E KURORËZIMIT/ Mbreti Charles III ‘thyen’ traditën shekullore të veshjes

2 May, 2023 s.autor Jetë

Mbreti Charles III, do të kurorëzohet në statusin e tij në maj dhe do zhvillohet një ceremoni madhështore. Por, monarku do të bëjë një ndryshim pasi do të sjellë risi në traditat e vjetra mbretërore.

Bëhet me dije se Charles III, po e kundërshton traditën dhe do të refuzojë të vishet me veshjet tradicionale mbretërore të monarkut ndër shekuj. Charles ka zgjedhur një veshje ushtarake për ngjarjen historike. Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona, me arsyetimin e tij se ato duken shumë të vjetruara.

Uniforma e tij ushtarake do të jetë një rikthim i asaj të veshur nga gjyshi i tij, i cili gjithashtu shihej rregullisht me veshjen e tij ushtarake dhe jo me veshjen mbretërore.

Megjithatë, ky nuk është vendimi më i madh me të cilin do të përballet Mbreti i ri përpara kurorëzimit të tij. Princ Harry nuk pritet që të jetë i mirëpritur apo i ftuar në kurorëzimin në maj, megjithëse vendimi përfundimtar do jepet më vonë nga mbreti Charles III.

Kujtojmë që ky vendim vjen pas deklaratave të bujshme që ka bërë Harry për familjen mbretërore, fillimisht në dokumentarin e tij dhe më pas në librin e tij “Spare”.

Por, cilat janë veshjet e Mbretit Charles dhe Camillas?

Pallati Buckingham ka zbuluar veshjet që Mbreti Charles dhe Camilla do të veshin në ditën e kurorëzimit më 6 maj. Veshja e parë (“Robe of State”), për të mbërritur në Westminster Abbey, dhe veshja e dytë “Robe of Estate”, me qëndisje të personalizuara, për t’u kthyer në pallat.

Rroba shtetërore e Charles III është prej kadifeje të kuqe dhe është veshur nga gjyshi i tij, Mbreti Xhorxh VI, për kurorëzimin e tij në 1937. Ajo është ruajtur nga Shkolla Mbretërore e Punimeve me gjilpërë.

Camilla do të veshë veshjen që është bërë fillimisht për Elizabeth II. Për kthimin e tij në Buckingham Palace, Charles III do të bazohet sërish në të kaluarën e familjes mbretërore. Ai do të veshë mantelin e mëndafshtë të purpurt të qëndisur në ar që i përkiste Gjergjit VI.

Veshja e Camillas është projektuar dhe qëndisur me dorë nga Shkolla Mbretërore e Punimeve të Gjilpërave dhe është bërë nga rrobaqepësia Ede & Ravenscroft, më e vjetra në Londër, e themeluar në 1689.

Dizajni është frymëzuar nga natyra dhe mjedisi dhe mban emblemat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe një homazh për Mbretin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITI GRUAN ME SËPATË NË KOKË/ Çfarë deklaroi 70-vjeçari në polici
Previous article "RRISNI TAVANIN E BORXHIT"/ Sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëron: SHBA mund të mbetet...

s.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT