• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
CEREMONIA E ÇMIMEVE KOMBËTARE TË LETËRSISË/ Shpallen fituesit (EMRAT)
Home
Kulturë

CEREMONIA E ÇMIMEVE KOMBËTARE TË LETËRSISË/ Shpallen fituesit (EMRAT)

9 January, 2026 s.autor Kulturë

Ditën e sotme u mbajt ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, ku juria e kryesuar nga Besnik Mustafaj dhe me anëtarë Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli shpallën fituesit.

Mësohet se çmimi i madh i letërsisë, iu dha znj. Enit Karafili për romanin “Epope intime” (Botimet Pegi).

Për një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare dhe thyerjen e tabuve të ngulitura në kodet e trashëguara kulturore, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut.

Çmimi i madh i përkthimit iu dha z. Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Retorika” të Aristotelit, (Botimet Albas)

Për përkthimin mjeshtëror të një vepre madhore referenciale në historinë botërore të mendimit, të realizuar me përpikëri dhe saktësi të lartë terminologjike, duke ruajtur strukturën e arsyetimit, ritmin argumentues dhe forcën bindëse të ligjërimit. Një kontribut i vyer dhe i qëndrueshëm në pasurimin e korpusit dhe të diskursit filozofik në gjuhën shqipe.

Çmimi i madh i studimeve iu dha znj. Anila Mullahi (Elezi),“Krijimi letrar në proces” (Botimet Pegi)

Për realizimin e studimit të parë gjenetik mbi romanet e Dritëro Agollit, fryt i hulumtimeve të thelluara dhe sistematike mbi dorëshkrimet, letërkëmbimet dhe ditarët e autorit. Ky studim vendos një gur themeli me rëndësi të veçantë në përvijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë së kritikës gjenetike në studimet letrare shqipe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZË/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n
Previous article HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK kontrolle dhe sekuestro në bizneset e lidhura me tenderët e Unazës së Madhe

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT