• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Cënoi besimin e publikut tek drejtësia”, zbardhet vendimi për Xhoxhajn. Si u ndanë votat për shkarkimin
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Cënoi besimin e publikut tek drejtësia”, zbardhet vendimi për Xhoxhajn. Si u ndanë votat për shkarkimin

14 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxha u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por për shkarkimin e saj nuk kanë votuar të gjithë anëtarët.

Në vendimin e zbardhur të KPK thuhet se trupi gjykues u nda në dy vota pro dhe një kundër largimit.

Kryesuesja Etleda Çiftja dhe relatorja Brunilda Bekteshi janë shprehur pro shkarkimit duke e gjetur me probleme pasurinë e Xhoxhajt dhe duke vlerësuar se ajo ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë dhe po ashtu me tej thuhet se cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Vendimi për Xhoxhaj u mor më 3 maj, ndërsa KPK ka publikuar atë të zbardhur një muaj më vonë. Avokatja e Xhoxhajt kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe tha pas seancës së majit deklaroi se vendimi do të apelohej në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me qëllim që Xhoxhaj të rikonfirmohej në detyrë.

Sipas shumicës Xhoxhaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga trupi gjykues pasi ishte në konflikt interesi në shqyrtimin e saj, pasi e kishte gjykuar më herët i ati në Gjykatën e Apelit.

“Komisioni gjykon se sjellja e subjektit të rivlerësimit, duke mos ndërmarrë veprimin ligjor lidhur me deklarimin e konfliktit të interesit në vendimin nr. 46, datë 03.03.2016, të Gjykatës Kushtetuese (shih më lart), nuk arrijnë nivel të besueshëm për subjektin e rivlerësimit, duke cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendimin e zbardhur. Sipas KPK Xhoxhaj, e cila është denoncuar për këtë konflikt nga një qytetar,  ka qenë në pakicë në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese “duke mbajtur kështu të njëjtën linjë me atë çfarë është vendosur në Gjykatën e Apelit”.

Ndërsa Genta Tafa (Bungo) anëtare në trupën gjykuese që shqyrtoi rastin, thotë se ishte dakord me disa nga gjetjet e hetimit, por ndryshe nga koleget ajo nuk bie dakord me përfundimin që nxirrej prej tyre.

Kështu ajo duke iu referuar apartamentit të blerë nga bashkëshorti i Xhoxhajt në vitin 2003 thotë se “mospërputhja midis deklaratave të pasurive mund të përdoret si provë, por kjo provë nuk është e mjaftueshme për vlerësimin”.  Ajo pranon si të kuptueshme se “pamundësia objektive të subjektit” për vërtetimin me anë të dokumenteve të  të ardhurave të fituara në vitet 90’.

Ajo po ashtu vë në dyshim analizën finaciare që shqyrton sipas saj shpenzimet, por jo të ardhurat e deklaruara nga subjekti. Duke arsyetuar për bursën dhe të ardhurat e tjera Tafa thotë se “Është fakt i njohur botërisht që kjo punë e studentëve është kryer “në të zezë””.

VENDIMI I PLOTË

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pesë ngjyra flokësh që do t’ju bëjnë të dukeni 10 vite më të reja!
Previous article Tifozët dhe lojtarët e duan, por Barcelona e "injoron" mesfushorin spanjoll

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT