• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇELJA E NEGOCIATAVE/ Gjermania përpiqet të BINDË Francën për votën PRO NDAJ SHQIPËRISË
Home
Shqipëri

ÇELJA E NEGOCIATAVE/ Gjermania përpiqet të BINDË Francën për votën PRO NDAJ SHQIPËRISË

25 June, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Nëse Gjermania ka një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian me Shqipërinë, Franca është vendi që ka dyshime për këtë hap, krahas Holandës.

Bundestagu pritet të konfirmojë të enjten këtë (28.06) çeljen e negociatave me Shqipërinë pas rekomandimit pozitiv për negociatat të grupit parlamentar konservator, CDU/CSU të shoqëruar me kushte.

Por qëndrimi i Francës mbetet skeptik. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon që BE të reformohet më parë, pastaj të merret me zgjerimin. Por pala gjermane nuk është e këtij mendimi.

Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul është shprehur për Deutsche Wellen, se Gjermania po punon për të bindur Francën në këtë drejtim. “Ne po shpenzojmë shumë energji që të bindim miqtë tanë francezë që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, tha Wadephul.

Deputeti konservator gjerman thekson, se “megjithë vërejtjet kritike që kam bërë për Shqipërinë, dua të them në veçanti, se ne gjermanët dhe fraksioni i CDU/CSU-së gëzohemi që kemi kontakte miqësore me Shqipërinë, që Shqipëria është një vend mjaft miqësor ndaj Europës dhe ne duam që ta shoqërojë pozitivisht në rrugën drejt Europës. Kjo nuk do të thotë, që i harrojmë kritikat që kemi.”

Edhe eurodeputeti gjerman, socialdemokrati Knut Fleckenstein nuk e përkrah qëndrimin pritës francez për negociatat. Ai i tha Deutsche Welles, se Franca ka rezerva, por “mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mblidhet Samiti i BE/ Asnjë kërkesë ndaj Shqipërisë për emigrantët. Strategjia e re parashikon kampe në Afrikë
Previous article Shqiptari "ÇMEND" serbët në Vjenë, shikoni çfarë u bë me flamurin kuq e zi (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT