Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, ditën e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama do të prezantojë kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e vendit.
Gjatë fjalimit të tij, kryetari aktual i Bashkise se Tiranës dhe kandidati i PS për 30 qershorin, Erion Veliaj u shpreh se për të gjithë ata qe thonë “Rama ik”, PS tani do të thotë “Rama ik, por përpara”.
Në këtë moment, kryeministri Rama i ndodhur në podium mori dhuratë bluzen nga “Lali Eri”, që lexonte po “Rama ik përpara”.
Foto:
/AlpeNews.al



