Mediat në Serbi vazhdimisht shkruajnë për jetën e këngëtares folk Svetlana Ceca Raznatoviq, e cila ishte gjithashtu bashkëshortja e Arkanit. Më të, ajo lindi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Por, ajo çka e mundon Cecën është kur e sheh djalin e saj tek sa rrihet.
Veljka, djali i Cecës dhe Arkanit, është boksier dhe nënës së tij nuk i vije mirë kur e sheh atë teksa rrihet në ring.
Këtë e ka thënë vetë Ceca përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi me djalin e saj, dhe si mbishkrim ka thënë se “ende e ka zor kur e sheh atë në ring duke u rrahur me të tjerët”, transmeton Express.
Megjithatë, ajo në disa intervista të mëhershme pati thënë se është krenare për suksesin e pasardhësit të saj, por ka theksuar se është mjaftë vështirë t’i përballojë ndeshjet e tij.



