• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’do të thotë vdekja e Khameneit për Iranin?
Home
OP-ED

Ç’do të thotë vdekja e Khameneit për Iranin?

1 March, 2026 s.autor OP-ED

Vdekja e Ajatollah Ali Khameneit shënon një pikë kthese për Iranin, një ndryshim epokal, pasojat e të cilit ende nuk mund të parashikohen. Megjithatë, ekspertët e konsiderojnë të pamundur që regjimi të shembet tani. Sistemi i pushtetit është konsoliduar ndjeshëm gjatë gati 50 viteve që nga revolucioni islamik.

Edhe Gerlinde Groitl, politologe në Universitetin e Regensburgut, e përshkruan regjimin iranian si jashtëzakonisht rezistent. “Që figurat drejtuese mund të eliminohen ka qenë gjithmonë e parashikuar në kalkulimet politike të Khameneit”, tha ajo në një intervistë për “Tagesschau24”. Raporte nga burime të ndryshme thonë, se Khamenei që vitin e kaluar kishte emëruar kandidatë për pasardhësin e tij në rast të vdekjes.

Iran Teheran 2026 | Njerëz mbledhur në sheshin Enghelab pas lajmit për vrasjen e Khameneit
Sistemi i pushtetit është konsoliduar ndjeshëm gjatë gati 50 viteve që nga revolucioni islamikFotografi: Fatemeh Bahrami/Anadolu Agency/IMAGO

Kush e qeveris Iranin tani?

Sipas Kushtetutës pasardhësin e Khameneit duhet ta përcaktojë i ashtuquajturi Këshilli i Ekspertëve, i përbërë aktualisht nga 88 klerikë shiitë. Që para vdekjes së Khameneit qarkullonin disa emra. Ndër ta janë ish-presidenti disi i moderuar Hasan Rohani, djali i Khameneit, Mojtaba, i cili konsiderohet si njeri i Gardave Revolucionare, si dhe Hassan Khomeini, nip i udhëheqësit të parë të revolucionit.

Iran dy flamuj në ndërtesën e Këshillit të Mbikëqyrësve
Sipas Kushtetutës pasardhësin e Khameneit duhet ta përcaktojë i ashtuquajturi Këshilli i Ekspertëve, i përbërë nga 88 klerikë shiitë.Fotografi: Isna

Deri në emërimin e pasardhësit, detyrat e kreut të shtetit i merr përsipër një organ prej tre anëtarësh. Ai përbëhet nga presidenti i shtetit, Masoud Pezeshkian, ministri i Drejtësisë, Gholamhossein Mohseni-Ejei, dhe një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Askush nuk mund ta parashikojë me siguri të ardhmen

Megjithatë në radhët e ekspertëve nuk ka dyshim se një udhëheqës i ri fetar vështirë se do të gëzojë të njëjtin autoritet si Khamenei. Ndër kritikët dhe reformatorët, roli i udhëheqësit të lartë fetar konsiderohet prej kohësh si i papërshtatshëm për kohën.

Aktualisht askush nuk mund të thotë me siguri se si do të paraqitet gjendja në Iran pas një jave, një muaji apo një viti. Sipas vlerësimit të politologes Groitl, për më tepër shtrohet edhe pyetja se sa humbje mund të përballojë Irani, sepse përveç Khameneit, gjatë sulmeve janë vrarë edhe zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare. Megjithatë ajo nuk beson “se regjimi do të shembet menjëherë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET NË IRAN/ Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve islamikë
Previous article SHOKUESE/ 23-vjeçarja në Tiranë tenton t`i japë fund jetës, u gjet me...

s.autor

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT