• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çdo musliman duhet të dëgjojë deklaratën e Elvis Naçit për homoseksualët
Home
Sociale

Çdo musliman duhet të dëgjojë deklaratën e Elvis Naçit për homoseksualët

18 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Elvis Naçi – Imam i Xhamisë së Tabakëve, sensacion në internet – ishte i ftuar në “Wake Up” në Top Channel sot herët. Për dozën tonë të dramës dhe intelektit në mëngjes, Naçi u pyet për Imamin e parë haptazi gay në Australi. Nur Warsame do që të ndihmojë muslimanët homoseksualë duke hapur një xhami që i mikpret në Australi dhe Eno Popi, ashtu si edhe ne, donte të dinte mendimin e Naçit.

Për habinë tonë, duke marrë parasysh deklaratat e mëparshme polemizuese të Naçit, përgjigjja ishte e arsyeshme, në një farë mase. Si fillim shprehu se e gjithë risia është e çuditshme. “Edhe Imam, edhe homoseksual, nuk ka kuptim në islam.” Dhe është e vërtetë. Islami e dënon me vdekje, por Naçi nuk shkoi kësaj rruge.

“Ne kemi gabimet tona dhe ky rast specifik është një gabim i madh, por çdo njeri ka gabime. Ne kalojmë në ekstrem, flasim, shajmë, denigrojmë tjetrin. Ka një mesatare të artë. Jo për çdo gjë që s’biem dakort duhet të ofendojmë e shajmë.

Në fenë islame, një Imam homoseksualnuk ka kuptim, pasi bie në kundërshtim me librin e shenjtë. Në të tilla rste, gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk i flas hapur. Njerëzit do të humbisnin besimin, pasi një Imam duhet të ketë dituri dhe kredibilitet.

Mëkati nuk hedh poshtë besimin. Çdokush ka të drejtën e Zotit, por atë që quhet gabim duhet të mundohemi ta largojmë dhe jo ta promovojmë.”

Le ta analizojmë pak. E para, Naçi nuk përdori askund gjuhë urrejtjeje dhe as i shtyu të tjerët të përbuzin homoseksualët. Madje dënoi një fenomen të rëndomtë mes muslimanësh, por jo vetëm, kur vjen puna tek orientimi seksual. Nuk është e nevojshme të shash e denigrosh një person që jeton ndryshe nga ty, që është ndryshe nga ty.

E dyta, kur e asocion homoseksualizmin me mëkatin, e mbështet gjithmonë duke thënë “në islam”. Qartëson se kjo është pozita e tij, flet në këtë kornizë dhe nga pikëpamja e tij e ekspertizës, homoseksualizmi është mëkat. Nuk është një e vërtetë universale, por e kësaj logjike fetare.

S’kërkoi djegien, vdekjen, shfarosjen dhe zhdukjen e homoseksualëve, siç një numër i konsiderueshëm njerëzish bëjnë në seksionet e komenteve. Sërish, brenda kornizave që i imponon feja, kërkoi largimin nga gabimi, përmirësimin e situatës.

Nuk i mohoi të drejtën e besimit. Mund të jesh musliman dhe homoseksual. Për sa kohë ke Zotin në zemër, gjithçka rregullohet. (Nëse dëshiron që të rregullohet).

Përmbledhje: Homoseksualët janë njerëz si gjithë të tjerët. Mund të besojnë në Zot, mund të jetojnë ndryshe nga ty, mund të hapin edhe xhami. Të gjitha këto janë okay.

I ftuar live në Top Channel

I ftuar live në Top Channel në emisionin e mëngjesit për të diskutuar tema interesante dhe delikate që prekin shoqërinë Shqiptare

Posted by Elvis Naçi on Wednesday, January 17, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skedina e çmendur/ 3 ndeshje, koeficienti 1800
Previous article Badelj 'tradhëton' Milanin, preferon transferimin tek Roma

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT