• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇDO MËNGJES I THEM LAMTUMIRË GRUAS E FËMIJËVE SI…”/ Letra e policit që do t’ju përlotë: Mos ma mbuloni varrin me
Home
Rajon

“ÇDO MËNGJES I THEM LAMTUMIRË GRUAS E FËMIJËVE SI…”/ Letra e policit që do t’ju përlotë: Mos ma mbuloni varrin me

30 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Rajon

Mesazhi i nje polici, pjese e Policise se Kosoves do t’ju lere disa momente pa fjale, do t’ju perlote dhe do t’u beje te reflektoni.

Quhet Liridon Sadriu dhe me nje mesazh te gjate ne profilin e tij ne Facebook, tregon sfidat e cdo dite, sa i gatshem eshte ai për detyrën e tij, për t’u siguruar qytetarëve gjumin e qetë. Sadriu ka thënë se çdo mëngjes i thotë lamtumirë gruas dhe fëmijëve, sikurse ajo të ishte hera e fundit.

“Me revole në brez, i gatshëm për t’jua siguruar gjumin e qetë. Ftohtë, borë, akull e shi, unë jam në detyrë, herë-herë edhe pa ngrenë e pa pirë.

Në çdo mëngjes i them lamtumirë gruas dhe fëmijëve të mi. Çdoherë i përqafoj për herë të fundit, ua dhuroj puthjen e amshimit. E sa herë kthehem në shtëpi, i ledhatoj fort e fort. Çdo natë jam i ringjalluri i tyre. Minutat e vonesës sime për familjen janë shekuj e shekuj”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kur ju jeni në pizhame, unë jam në Uniformë …

Me revole në brez, i gatshëm për t’jua siguruar gjumin e qetë. Ftohtë, borë, akull e shi, unë jam në detyrë, herë-herë edhe pa ngrenë e pa pirë.

Në çdo mëngjes i them lamtumirë gruas dhe fëmijëve të mi. Çdoherë i përqafoj për herë të fundit, ua dhuroj puthjen e amshimit.

E sa herë kthehem në shtëpi, i ledhatoj fort e fort. Çdo natë jam i ringjalluri i tyre. Minutat e vonesës sime për familjen janë shekuj e shekuj.

Qytetarët e vendit tim janë të shenjtë për mua, edhe pse shpesh me shohin si tepricë kur i gjobis apo kur i qortoj për veprimet e tyre të paligjshme.

Mos më shikoni gjithmonë brenda uniformës, edhe unë jam sikurse ju, jam njëri prej jush, i cili kujdeset për sigurinë tuaj.

Më dhuroni lule për së gjalli, si shenjë respekti për punën dhe sakrificën time, e mos ma mbuloni varrin me kurora lulesh.

Pozita ime mund të duket privilegj, por është me rrezikshmëri të lartë. Paramendojeni veten për disa çaste në pozitën time, ku në çdo moment mund të ballafaqoheni me një padrejtësi, të përballeni me breshëri plumbash që shkrepen drejt trupit tuaj.

Nëse nuk me çmoni, të paktën mos me nënçmoni.

Kur jam në detyrë, harroj se jam prind dhe burrë i një gruaje, të cilët me presin me padurim t’ju shkoj i gjallë në shtëpi. Çdo natë! Harroj se jam djalë i një babai e një nëne, të cilët me rritën me aq mundim.

Asnjëherë nuk ngopem me ta! Sa nisëm për punë, them të kthehem e t’u marrë erë fëmijëve e gruas, ndoshta për herë të fundit; ta lus Zotin që t’i bekojë e të kujdeset për ta edhe nëse nuk do të kthehem sonte në shtëpi.

Sa darkat janë ftohur në sofër derisa familja më priste mua t’u bashkohem! Sa drekat e përbashkëta me familjen me mbetën në fyt kur shteti kërkonte t’u shërbeja qytetarëve.

Hezitoj t’u bërtas fëmijëve kur bëjnë sherre. Them se nesër mund të mos i shoh më dhe u mbetet shije e keqe e një prindi i cili ishte polic.

Gjithmonë me mall për familjen, vetëm për sigurinë e qytetarëve të mi.

Prandaj mos me sulmoni duke me parë si objekt pa ndjenja. Edhe unë jam prej mishi e gjaku, sikurse ju! Të mos i bëjmë nënat tona të lotojnë, gratë tona të vuajnë dhe ta kalojnë jetën në zi, por të jemi bashkë!

UNË POLICI YT!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJAKET KISHA NË TEKSAS! Sulm me armë zjarri, 3 të vdekur dhe 3 të plagosur
Previous article I PREU GISHTIN TË DASHURËS/ Arrestohet babai i futbollistit të njohur John Terry

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4” Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT